Loading...

SHBA i kërkon Armenisë ta njohë Kosovën

“Sipas burimeve të besueshme, një problem i papritur është shfaqur në agjendën e marrëdhënieve armeno-amerikane. SHBA’të po bwjnw përpjekje që Armenia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan e përditshmja armene Haykakan Zhamanak(Armenian Times).
“Nëse kjo ndodhë, Armenia do të jetë ish -republika e parë sovjetike dhe jo baltike që e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas informacioneve tona, Armenia ka shfaqur interesim për këtë çështje.

Diplomatët armenë u kanë thënë atyre amerikanë se nëse Kosova e njeh pavarësinë e Karabakh’ut atëherë Armenia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kosova duket se e ka të pamundur ta njohë pavarësinë e Karabakh pasi Kosova është një shtet mysliman. Është një cështje e ndjeshme në marrëdhëniet ruso –armene. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në një fazë kishte bërë përpjekje që ta bindë Armeninë ta njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore” shkruan Gazeta./nacional.al/.
SHBA i kërkon Armenisë ta njohë Kosovën SHBA i kërkon Armenisë ta njohë Kosovën Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2014 02:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.