Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen 28 Nëntori të qytetit bregdetar. Alarmi është dhënë nga fqinjët e tij, pasi nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia si çdo ditë tjetër.
Kanë qenë pikërisht forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat bënë të mundur ndërhyrjen nga ballkoni i katit të gjashtë në banesën e 70-vjeçarit Yzerir Meminaj, pasi dyert ishin të mbyllura.
Menjëherë u konstatua se Meminaj kishte ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes por policia ka nisur hetimet në pista e para për një vdekje natyrale dhe pista e dytë për një vetëvrasje të mundshme./Shqiptarja/.
Tags
kronika