Nga Marion Mardodaj |
Padyshim që shenjtërimi i Kishës së re “Ngjallja e Krishtit” në datë 1 qershor në Tiranë ishte një ngjarje e madhe dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për Kishën Autoqefale Shqiptare, ortodoksët shqiptarë, shqiptarët dhe Shqipërinë, pasi mblodhi krerët botërorë të ortodoksizmit duke tërhequr vëmendjen botërore e duke i dhënë një dimension, të themi, më hyjnorë Shqipërisë. Eventi madhështorë, përveç disa episodeve që bien totalisht në kundërshtim dhe cënojnë rëndë vlerat shqiptare, u zhvillua për mrekulli, ashtu siç i ka hije një populli që në themel të vlerave të tij ka tolerancën dhe harmoninë fetare.
Episodet që cënuan rëndë popullin shqiptarë ishin deklarata e kryepeshkopit të Serbisë, Irinej Gavrilloviç, i cili deklaroi edhe njëherë që “Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë”; shenjtërimi i bërë në gjuhën greke nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatusi, e cila kërkon të përforcojë idenë që ortodoksët në Shqipëri nuk janë shqiptarë por me kombësi tjetër, gjë që e ka thënë publikisht pak kohë më parë; prania e grekoamerikanit Nikolas Gejxh në shenjtërim, i cili njihet botërisht që kërkon të pushtojë me armë Himarën, dhe ka kontribuar fuqishëm për t’ia arritur qëllimit; dhe ngritja e flamurit serb në Kishën e saposhenjtëruar, nga disa serbë, që në fakt është më shumë një provokim mesjetarë se sa një incident. Këto incidente u komentuan gjerësisht si antishqiptare dhe u kundështuan me fakte bindëse në shtypin e shkruar nga gazetarë, profesorë universitetesh, opinionistë, madje edhe nga Kryeministri dhe ish-Kryeministri.
Sigurisht që kemi të bëjmë me gjeste të qarta antishqiptare të bëra nga nacionalshovinistët serbë dhe grekë për të synuar idetë e para dy shekujve të tyre, atë të “megali idesë” dhe “naçertanjes”, të cilat kanë si synim ta ndajnë tamam si një plaçkë Shqipërinë mes Serbisë dhe Greqisë, duke mohuar që ka edhe shqiptarë ortodoks, përmes absurditeteve që Kosova na qenka tokë serbe, dhe makinacione nga më të ndryshmet që synojnë shuarjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Episodet që cënuan rëndë popullin shqiptarë ishin deklarata e kryepeshkopit të Serbisë, Irinej Gavrilloviç, i cili deklaroi edhe njëherë që “Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë”; shenjtërimi i bërë në gjuhën greke nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatusi, e cila kërkon të përforcojë idenë që ortodoksët në Shqipëri nuk janë shqiptarë por me kombësi tjetër, gjë që e ka thënë publikisht pak kohë më parë; prania e grekoamerikanit Nikolas Gejxh në shenjtërim, i cili njihet botërisht që kërkon të pushtojë me armë Himarën, dhe ka kontribuar fuqishëm për t’ia arritur qëllimit; dhe ngritja e flamurit serb në Kishën e saposhenjtëruar, nga disa serbë, që në fakt është më shumë një provokim mesjetarë se sa një incident. Këto incidente u komentuan gjerësisht si antishqiptare dhe u kundështuan me fakte bindëse në shtypin e shkruar nga gazetarë, profesorë universitetesh, opinionistë, madje edhe nga Kryeministri dhe ish-Kryeministri.
Sigurisht që kemi të bëjmë me gjeste të qarta antishqiptare të bëra nga nacionalshovinistët serbë dhe grekë për të synuar idetë e para dy shekujve të tyre, atë të “megali idesë” dhe “naçertanjes”, të cilat kanë si synim ta ndajnë tamam si një plaçkë Shqipërinë mes Serbisë dhe Greqisë, duke mohuar që ka edhe shqiptarë ortodoks, përmes absurditeteve që Kosova na qenka tokë serbe, dhe makinacione nga më të ndryshmet që synojnë shuarjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Me qëllim që Shqipëria, Greqia, Serbia dhe Rajoni të ecin të sigurtë drejt prosperitetit në gjirin e vlerave europiane, është e domozdoshme që çdo banorë i rajonit dhe veçanërisht çdo shqiptarë duhet të denancojë në përditshmëri çdo të ligë e djallëzi mesjetare të bërë nga të sipërpërmendurit, dhe çdo djallëzi që i bëhet shqiptarëve në përditshmëri në “emër të zotit”, nga çdo klerik i çfarëdo feje qoftë.
Greqia nuk është e përbërë nga grekë por është themeluar nga organizata sekrete “Miqësia Vëllazërore”. Greqia e sotme përbëhet nga një shumësi popujsh ku shumica e tyre janë shqiptarë në gjene
Në fakt, grekët e sotëm nuk kanë shumë lidhje me helenët e hershëm, ata janë një grupim njerëzish të ndodhur rastësisht në një hapësirë gjeografike të caktuar që besojnë ose u është imponuar të besojnë në fenë ortodokse; Greqia e sotme, në aspektin gjenetik të popullsisë është e përbërë nga shqiptarë (arvanitas), turq, bullgarë, sllavë, vlleh, hebrej, romë, egjiptjanë, indianë, sirianë etj. Ndërsa nga kjo hapësirë ku jeton ky grupim njerëzish u shfaqën për herë të parë civilizimet e para europiane. Ose më saktë, qendra e civilizimit të parë europian është Kreta me kulturën minoane, nga ku u shfaqën edhe mbishkrimet e para në greqishten e vjetër. Ndësa sipas “Odisesë” të shkruar nga Homeri, Kreta vetë, ishte e përbërë nga një sërë rracash, ku popullsitë dominuese ishin pellazgët, akejt, dorët, fenikasit, egjiptjanët etj. Ndërsa teza më e pranuar kohët e fundit pranon faktin që civilizimi i Kretës është kristalizuar dhe dominuar nga Fenikasit (Storia greca; Claude Orrieux, Pauline Schmitt Pantel), të cilët për vete rrjedhin nga babilonasit semit dhe nga egjiptjanët e lashtë.
Nga ky kompozim kulturash e popujsh dalin në pah mikenasit, të ngulitur në adishullin e peloponezit rreth viteve 1550 para e.s. të cilët, të ndikuar nga kulturat e sipërpërmendura, themeluan Mikenën. Mikena dhe kultura e saj u venitën rreth viteve 1000, pas dyndjeve të dorëve, të cilët themeluan Spartën. Këto të dhëna janë versionet më të pranuara e të marra nga libra akademik që lektohen nëpër universitetet më prestigjioze botërore si “Storia greca; Claude Orrieux, Pauline Schmitt Pantel”, “NATIONALISM: A Very Short Introduction, Steven Grosby” etj.
Qytet-shtetet greke nuk u zhvilluan asnjëherë si një komb (NATIONALISM, A Very Short Introduction.Steven Grosby, f.55), pavarësisht të dhënave të ndryshme të një vetëdieje panhelenike - edhe këto kryesisht gjatë lufrave greko-persiane - një qendër autoritative e aftë për të propaganduar një vetëdije të qëndrueshme nëpërmjet ekzistencës së institucioneve panhelenike nuk u zhvillua asnjëherë.
Për të bashkuar rracat që jetonin në hapësirën gjeografike që sot njihet si Greqia, në vitin 1814, Nikalaos Skufas dhe Athanasios Tsangalov -një grup tregtarës – krijuan organizatën e fshehtë “Miqësia Vëllazërore” (gre. filiki eteria. Qëllimet e Miqësisë Vëllazërore e demaskonin emërin jo armiqësorë të saj. Ata filluan luftën e revolucionit grek kundër Otomanëve në vitin 1821, i cili zgjati 11 vjet dhe çoi në formimin e Greqisë së sotme. Lideri i parë i kësaj organizate është Kapodistrias, i cili në atë kohë ishte ambassador në Rusi. Këtu është me vlerë të theksojmë që ortodoksizmi, si fe, në thelb është një ndërthurje e helenizimit me militarizmin romak dhe kristianizmin. Që kjo “shpikje” të ruhej, duhej vrarë Panteoni: Më 381, bizantinët mbyllën të gjitha shenjtoret Eleusiane. Eleusis, ishte një qytet i vogël antik në verilindje të Athinës . Ndërsa “Misteret Eleusiniane” ishin rituale të shenjta dhe më të rëndësishmet ndër festivalet fetare në atë hapësirë që sot njihet si Greqi. Në shekullin e 15 bizantinët kaluan në shpatë çdo njeri qe adhuronte perënditë e hershme helene. Deri sot, në dorëshkrimet bizantine janë evidentuar të paktën 3000 korrigjime. Kjo kulturë e trashëguar institucionale manipulimesh, vrasjesh, mashtrimesh dhe konfliktesh, qartësohet me mashtrimet që qeveritë greke i kanë bërë Europës me fshehjen e financave, të cilat, siç duket kanë zënë mend. Kurse nga ana tjetër, sigurisht që nacionalshovinizma do ketë kudo. Pra, Janullatusi po përdor taktikën e helenëve të hershëm, të cilët, zgjerimin e territoreve e bënin edhe përmes varreve. Kudo që helenët zbarkonin hasnin në njerëz që banonin aty prej kohësh, kishin një kulturë të caktuar që nuk fliste gjuhën greke. Varrit apo kultit të parë që grekëve u dilte përpara ata i vinin një emër. Në këtë mënyrë, anonimati i vdekur bëhej një hero, një hero i lidhur me një territor. Kjo ishte mënyra që grekët e atëhershëm përdornin për të krijuar një të shkuar, një histori dhe për të theksuar legjitimitetin e tokave të zëna. Kjo mënyrë është bërë e modës për shtetet ortodokse që përziejnë Kishën me punët e qeverisë, për shembull, Rusia ka ndërtuar një Kishë Ortodokse në Antarktikë, e cila është tokë e askujt dhe administrohet nga ndërkombëtarët, dhe aq më tepër që aty s’banon njeri. Mbase Rusia po pret që të vdesë ndonjë prift, e ta shpallë tokë të veten. Duke nxitur ngrohjen globale permes konflikteve, Antarktika që është jashtëzakonisht e pasur në flori, naftë, djamant dhe një sere mineralesh të çmuara, një ditë mund të bëhet e banueshme.
Gavrillos i intereson që Ballkani të përfshihet nga luftërat e të shpresojë që Serbia të zaptojë sërish tokat e popujve fqinj, siç Gavrillo Princip, në 28 korrik të vitit 1914 shkrepi pistoletën e startit të Luftës së Dytë botërore me vrasjen e trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, njëherësh Kryedukës së Bosnjes, Franc Ferdinant
Ashtu siç edhe pranohet gjerësisht nga historianët e të gjitha shteteve, serbët kanë ardhur nga Karpatet në Ballkan aty nga shekujt 9 dhe 10. Perandori bizantin i kohës - mbase edhe nga frika se mos pushtohej nga ta – nxori një ligj që ua njihte ligjërisht tokat sllavëve (ndryshe njihen edhe si “sllavini”) nëse do u kthenin në fenë ortodokse. Dhe kështu u bë. Përgjatë kohës, fiset sllave zgjeruan territoret e tyre në kurriz të popujve fqinj. Aspekti gjenetik është përherë i diskutueshëm, për shembull, kemi sllovenët dhe kroatët që janë skllavë por që në tipare fizike ndryshojnë nga serbët. Mund të themi që nga ana e rracës, serbët janë më pak të kryqëzuar se sllovenët dhe kroatët.
Imagjinoni Greqinë, një popull i përbërë nga mijëra rraca, dhe Serbinë, një popull relativisht më homogjen se skllavët e tjerë të jugut, që kanë një nacionalshovinizëm ortodoks të theksuar, dhe popullin shqiptarë që s’i ka rënë asnjëherë asnjë populli në qafë. Pra, gjëra pa lidhje, por vetëm ligësi dhe poshtërsi në kurriz kryesisht të shqiptarëve, të cilët janë populli më i vjetër i Kontinenti - siç edhe e theksoi Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë – dhe që kërcënojnë Bashkimin Europian. Këto qasje thjeshtë janë satanike dhe antihumane, që nuk kanë lidhje as me zotin e as me fenë, por vetëm me interesa barbare mesjetare.
Pra, Serbia e sotme është krijuar nga një organizatë e fshehtë.
Organizata serbe "Bashkim ose Vdekje", e njohur gjerësisht si "Dora e Zezë", u formua në maj të vitit 1911, me synimin për të luftuar perandorinë Otomane. Në pak vite numri i tyre shkoi në 2500 vetë, të udhëhequr nga koloneli Dragutin Dimitrijeviç, i njohur edhe si "Apis", duke imituar perëndinë e hershme egjitptjane të demit. Anëtarët u përbetuan që të mos nxirrnin sekretet edhe në rast se duhet të vdisnin, duke deklaruar "përpara Zotit, në nderin dhe jetën time, do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe urdhërat pa asnjë hezitim". Betohem para zotit, mbi nderin tim dhe të jetës time, që do t'i marr sekretet e kësaj organizate në varrin tim". Grupi operonte në celula. Baza përbëhej nga grupe me 3 deri në 5 njerëz. Celulat nuk njiheshin me njëra-tjetrën, por vetëm me liderër lart. Ideja ishte që nëse anëtarët nuk dinin asgjë, nuk mund të jepnin informacione. Në vitin 1914, Apis planifikoi të vriste Arkidukën Franc Ferdinant. Misioni përfundoi me sukses, dhe nxiti luftën më të madhe dhe të përgjakshme që kishte ndodhur ndonjëherë deri në atë kohë në historinë e njerëzimit - Luftën e parë Botërore. ose siç njihet ndryshe, "Luftën e Madhe", në të cilën humbën jetën mbi 10 milion njerëz.
Tags
Opinion