Loading...

"Ina Rama është e lirë të aplikojë, KLD ka shkelur ligjet"


"Ina Rama është e lirë të aplikojë, KLD ka shkelur ligjet"

Në një deklaratë para mediave, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po ndjek një axhendë personale për emërimet e magjistratëve, duke shkelur kështu ligjin. Naço bëri të ditur se 16 magjistratë janë paguar, ndonëse nuk janë emëruar ende.

“KLD ka shkelur ligjin, pasi ka ndjekur axhendë personale me emërimet e gjyqëtarëve. I kam evidentuar edhe më parë shkelje e KLD. 16 magjistratë janë paguar por nuk janë emëruar.”-tha për mediat ministri Naço.


Duke u ndalur tek kandidimi i Ina Ramës në Gjykatën e Lartë, Naço shtoi se ajo është e lirë të aplikojë. Më 24 shkurt të këtij viti, KLD rrëzoi kërkesën e Ina Ramës për rikthim si gjyqtare në Gjyqësorin Civil. Anëtarët e KLD-së vendosën me shumicë votash të rrëzojnë kërkesën, me arsyetimin se duke qenë se Zj. Ina Rama ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë, për t'u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t'i nënshtrohet procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për në atë gjykatë.

Ndërkohë përplasjet mes Ministrit Naço dhe KLD kanë qenë të vazhdueshme sa i takon emërimeve të gjyqëtarëve apo dhe procedurave që ndjek ky institucion. Më herët ministri Naço nuk ka nguruar të deklaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është 'gangrena' e sistemit të drejtësisë, debate që duket se reflektojnë ende./balkanweb/
"Ina Rama është e lirë të aplikojë, KLD ka shkelur ligjet" "Ina Rama është e lirë të aplikojë, KLD ka shkelur ligjet" Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2014 11:53:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.