Ushqimi i keq lidhet me gabimet e pjesës së trurit që është përgjegjëse për vetëpërmbajtjen, thekson një studim kanadez.
Dorsolateral prefrontal cortex ndihmon njerëzit që të kontrollojnë sjelljen e tyre, sipas një studimi të ri. Studimet e mëhershme kanë treguar që rritja e aktivitetit në këtë pjesë të turit mund të ndalojë dëshirën për t'u ushqyer me ushqime të këqija, por studimi i ri ka zbuluar që reduktimi i aktivitetit ka efekt të kundërt.
"Prej shumë kohësh mendohej që dorsolateral prefrontal cortex na ndihmon të jemi të vetëpërmbajtshëm ndaj ushqimeve të këqija," thotë Peter Hall, nga universiteti Waterloo i Ontarios, Kanada.
"Ne zbuluam që kur përkohësisht e ndalojmë aktivitetin në këtë pjesë të trurit, jemi të prirur të hamë çdolloj ushqimi që na del përpara, madje jemi të prirur edhe të ndryshojmë sjelljen tonë të të ngrënit."
Duke përdorur një formë të stimulimit magnetil të trurit, studiuesit reduktuan përkohësisht aktivitetin e dorsolateral prefrontal cortex në trurin e pjesëmarrësve në studim.
Ky studim që u publikua në Psychosomatic Medicine: Journal of Biobehavioral Medicine, nxorri në pah që aktiviteti i ulët i kësaj pjese të trurit nxit dëshirën për të ngrënë ushqime me kalori të shumta dhe gjithashtu ushqime të këqija.
"Ky është studimi i parë që tregon që ndalimi i përkohshëm i aktivitetit të dorsolateral prefrontal cortex, rezultoi në rritjen e dëshirave për të ngrënë vazhdimisht mezera," thotë Cassandra Lowe, studente doktorature.
Studiuesit sugjerojnë që fushatat e shëndetit mendorë duhet të jenë i integruara me ato të shëndetit publik.
"Studimi sugjeron që zgjedhja më e mirë për t'u vetëpërmbajtur qëndron në maksimizimin e shëndetit mendorë. Ndërhyrja për të rritur apo ruajtur nivelin e funksionimit të dorsolateral prefrontal cortex në njerëzit e shëndoshë mund të reduktojë obezitetin dhe të tjera gjendje kronike," thotë Hall.
Sjelljet e shëndetshme përfshijnë ushtrimet aerobike, pirje të limituar të alkoolit dhe gjumë të mjaftueshëm/newsmax/.
Tags
Dieta