Edhe Ministri i Jashtëm suedez i quan sllavomaqedonas


 Edhe Ministri i Jashtëm suedez i quan sllavomaqedonas

Ministri i jashtëm suedez  është zyrtari i dytë i mirënjohur ndërkombëtar që maqedonasit i quan sllavomaqedonas.

Kjo çështje u shtrua debat dhe nxiti polemika, pasi që ambasadori i sapoemëruar amerikan në Shkup, Jess Baily në fjalimin e tij në Senatin Amerikan theksoi se në Maqedoni jetojnë sllavë dhe shqiptarët etnikë.

Bildt në blogun e tij privat ka shkruar emërtimin sllavomaqedonas, por duke përmendur edhe shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson më së shumti për momentin janë zhvillimet në Maqedoni, ku vërehen tensione mes komunitetit sllavo-maqedonas dhe atij shqiptarë. Janë shënuar disa ngjarje të mëdha në Shkup, si kundërpërgjigje ndaj disa vendimeve gjyqësore kohëve të fundit. Vendi është ende jo-stabil në disa aspekte, dhe bllokimi i euro-integrimeve nga Greqia, fatkeqësisht, nuk e ndihmon situatën”, ka shkruar Bildt, njohës i mirë dhe mediator i dikurshëm për Ballkanin./Nacional/.
Previous Post Next Post