Loading...

Përplaset avioni rus MIg-29, piloti humb jetën

a.jpg

Një avion luftarak rus i tipit MIg-29 është përplasur në afërsi të Astrakhan-it, piloti ka mbetur i vdekur në vend.

Komandanti i forcave ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev, tha sot se po zhvillohen hetime për përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit në pjesën jugore të Rusisë.

“Sipas raporteve të para, përplasja është shkaktuar për shkak të dështimit të pajisjes së avicionit”, tha Bondarev.

Zyrtarët u kanë thënë mediave të Rusisë se aeroplani kishte rënë 30 kilometra në jug të një aeroporti në rajonin Astrakhan, në një hapësirë ku nuk ka pasur objekte e as shtëpi.
Përplaset avioni rus MIg-29, piloti humb jetën Përplaset avioni rus MIg-29, piloti humb jetën Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 03:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.