Polici rrugores rrihet nga tre persona për shkak se kishte vënë gjobë 1,000 lekë


 


Një polic është sulmuar nga të paktën 3 persona për shkak të një gjobe 1 mijë lekëshe të vendosur një furgoni.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Kasharit kur Arben Hajdari, me origjinë nga Tropoja, me një fuoristraxë ku ndodhej një femër dhe 2 adoleshentë kanë shkuar dhe kanë gjetur në shërbim policin me inicialet E.S.

Sipas burimeve, tre persona e kanë fyer, nga të cilët Hajdari e godiste dhe njëri prej tyre i filmonte me celular. Shkak ishte gjoba që polici i kishte vendosur njërit nga furgonat e linjave për pasagjerë që ka Hajdari. Polici ka reaguar dhe sinjalizuar sallën operative.
Previous Post Next Post