Loading...

Disa mënyra për të bërë më shumë punë pa u stresuar


as.jpg

Truri ynë është një mjet shumë fleksibël. Mund të mësohet të disiplinojë mendimet dhe rutinën, nëse përpiqeni. Një ndër arsyet më të mëdha të dështimit është mungesa e përqendrimit dhe disiplina. Për të qenë të suksesshëm, duhet të filloni të organizoni vendin e punës dhe mendimet. Një person nuk është njësoj aktiv gjatë ditës. Disa njerëz janë më të ndërgjegjshëm në mëngjes dhe të tjerë pëlqejnë të punojnë orëve të vona të natës.


Si fillim duhet të organizoni orët më aktive dhe kreative gjatë ditës. Duhet të punoni gjatë kësaj perjudhe që të jeni më produktiv dhe të punoni më me efektivitet. Për këtë arsye, duhet t'i bëni vetes disa pyetje bazike. A keni vështirësi kur punoni në mëngjes? A ndihene të përgjumur në orën 10:30? Rutina dhe sjelljet tuaja do përcaktojnë se cilët janë orët më perfekte për të punuar. Bëni punët më të vështira në perjudhën e kreativitetit.

Duke kryer punën në një sasi më të shkurtër kohore do të rrisni produktivietin. Hapi i parë është që të kuptoni përfundimisht orët tuaja aktive dhe t'i organizoni përkatësisht. Hapi tjetër dhe më i rëndësishëm është që të reduktoni shpërqendrimin gjatë punës.

Shumë profesionistë e kanë të pamundur të përqendrohen në punë sepse nuk dinë se si të pushojnë së shpenzuari kohë. Duhet të hamendësoni se si shpërdorohet koha juaj. Mbidhni minutat e kohës kur pini kafe, duhan etj. Shpesh një kafe mund zgjasë më shumë se 30 minuta.

Shpesh njerëzit angazhohen në thashetheme apo debate me kolegët dhe kështu shpenzojnë goxha kohë. Problemi është se, nëse lejoni që truri juaj të shpërqendrohet njëherë, do ta keni tepër të vështirë. Një person i organizuar, i cili e mban në rregull dhe të pastër tavolinën e punës së tij, e ka më të lehtë të fokusohet në punë. Reduktoni kohën e kafes, në vend që të bëni theshetheme me kolegët, do ishte më mirë bënit një pushim të shkurtër duke ngrënë një frut. Minimizimi i shpërqendrimeve do ju bënte më produktiv.
Disa mënyra për të bërë më shumë punë pa u stresuar Disa mënyra për të bërë më shumë punë pa u stresuar Reviewed by Oculusnews Albania on 7/24/2014 09:35:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.