Loading...

Bashkia Himarë po Monopolizon Sherebelën pas Dështimit të Planit të Greqisë për Ndarjen Territoriale


aa.jpg

Dy vjet pas bllokimit të vjeljes, grumbullimit dhe tregtimit të sherebelës, Bashkia e Himarës ka forcuar masat e kontrollit në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak, që synon disiplinimin e këtij aktiviteti.

Burime zyrtare vendore, thanë për ATSH-në se, policia bashkiake dhe inspektorë të bashkisë, kanë ushtruar kontrolle të herë pas hershme në territor duke aplikuar edhe gjoba, në të paktën 15 raste. Ndalimi i grumbullimit të sherebelës dhe aktivitetit të çdo subjekti dhe individi në këtë drejtim, u bë me një vendim të posaçëm të këshillit bashkiak.

Këshillit Bashkiak Himarë e argumenton këtë vendim si të domozdoshëm për arsye se vjelja pa kriter e dëmton këtë bimë, siç ka bërë në të shkuarën.

Bregderi i Himarës është i pasur me këtë bimë dhe aktualisht rezervat vjetore të të ardhurave që mund të sigurohen nga tregtimi i saj, arrijnë në rreth 2 milionë euro. Specialistë të Bashkisë së Himarës, po përgatisin dokumentacionin përkatës për ta shndërruar grumbullimin dhe tregtimin e kësaj bime, në një sipërmarrje të qeverisjes vendore. Kjo, sepse përmes këtij aktiviteti mund të rriten kapacitetet e punësimit, por edhe të sigurohen të ardhura të konsiderueshme, krahas turizmit.
Sherebela, përdorim të gjerë në industrinë kimike dhe farmaceutikë-
Sherebela ka një fushë të gjerë përdorimi dhe gjithashtu edhe vlera të larta kurative. Ajo përdoret për prodhimin e vajrave bimore, për qëllime estetike, për prodhimin e shampove, në kulinari, në prodhimin e qetësuesve të ndryshëm kundër alergjive. Sipas specialistëve edhe paracetamoli ka një përqindje të konsiderueshme prej sherebelës.

Duke pasur parasyshë që vendime të ngjashme nuk janë ndërmarrë nga asnjë bashki apo komunë e vendit, dhe aq më tepër që Bashkia Himarë kërkon ta shndërrojë këtë bimë në një sipërmarrje vendore, pa u dhënë hapësira banorëve të zonës për të nxjerrë përfitime nga kjo bimë e tokës shqiptare, do të thotë që Bashkia Himarë kërkon të ushtrojë presion financiarë tek banorët me të ardhura të pakta, që i bie të jenë ata banorë që nuk marrin pencion në Greqi - që të largohen nga zona. Ka të ngjarë që kjo manovër të jetë edhe një direktivë e nëndheshme nga qeveria e Greqisë, si plani B i zaptimit të Shqipërisë jugore, pasi Plani A, ai i ndarjes territoriale për një shkëputje të ardhme referendare nuk funksionoi, gjë që po bën Dulen të shkëputet nga kualicioni i PS.

Pra është shumë e qartë që Bashkia Himarë kërkon të monopolizojë sherebelën dhe dobitë ekonomike që rrjedhin prej saj, me qëllim që të ketë kontroll mbi punësimin dhe njerëzit që do punësojë, që sipas direktivave të mundshme të Greqisë duhet të jenë sipas bindjeve të tyre.

Në një vend të lirë e demokratik si ky i yni, gjëja më e mirë e Bashkisë është që ta promovojë si prioritet këtë bimë për biznesin e specialituar apo banorët që përfitojnë, ta kontrollojë e të vjelë taksa të ndershme, përndryshe i bie që ajo po zbaton planin B të Greqisë.

Meqë Bashkia Himarë kërkon ta shndërrojë këtë bimë në sipërmarrje vendore, me se do t'i prodhojë vajrat, shampot etj, etj,. apo do t'i prodhojë në Greqi, apo me bizneset greke?

Ndaj, Qeveria duhet t'i vërë gishtin kokës e të kërkojë llogari të detajuara, pasi një Bashki nuk mund të monopolizojë biznesin e një bime që rritet në tokën shqiptare në dobi të grupnjerëzve që praktikisht i bie të marrin pencion në Greqi.
Bashkia Himarë po Monopolizon Sherebelën pas Dështimit të Planit të Greqisë për Ndarjen Territoriale Bashkia Himarë po Monopolizon Sherebelën pas Dështimit të Planit të Greqisë për Ndarjen Territoriale Reviewed by Marion Mardodaj on 7/25/2014 10:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.