Loading...

Si të parandaloni trurin nga të punuarit e tepërt

Ne, njerëzit, jemi të vetmet qenie që studiojmë trurin tonë për t’i bërë proçeset tona të mendimit më efiçente dhe të kujdesshme. Suksesi ynë mbi të tjerët varet nga një avantazh fare i vogël mendorë - shu stresante!


Shkenca e trurit mundet të rrisë produktivitetin dhe të reduktojë stresin. Në vijim po ju paraqesim katër pikëpamje nga ekspertët për mënyrën se si t’i kthejmë situatat tepër stresonte, në situata triumfi.
1. Listo gjërat që të shqetësojnë
Ed O’Brien, studiues i psikologjisë në Universitetin e Miçiganit, ka ndërmarrë
 së fundmi një studim ku pyeti një grup vullnetarësh që të listonin gjërat që i
 bëjnë ata të lumtur, dhe gjërat që i
 trishtojnë. Ai u kërkoi gjithashtu vullnetarëve që të rankojnë
 vështirësinë (në nivelet nga 1 në 10)
 që kanë në plotësimin e listave,
 dhe sa të ngjarë kishte që parashikimet
 e tyre të bëhen të vërteta.
 Ed O’Brien zbuloi një lidhje të çuditshme: Sa më shumë ta kishin të vështirë 
vullnetarët për të plotësuar listat, aq më pak optimist ishin ata që ëndërrat e
 tyre do t’u bënin realitet.
Kjo bëri që O,Brien të sugjerojë një zgjidhje të pazakontë për trishtimin: Bëni
 sa të mundeni parashikime rreth gjërave negative, derisa mos të keni më seç
 të parashikoni. Duke shpenzuar shumë energji për ta mbajtur të lartësuar 
shpirtin duke ëndërruar gjëra pozitive, kjo gjë mund t’ju çojë në gjendje 
plogështie në ato raste kur gjërat nuk shkojnë siç i kishit planifikuar, ndërsa
 të menduarit rastësorë rreth të keqes nuk do të limitonte aftësinë tuaj për
 të gëzuar të mirën.

2. Ktheje stresin në avantazhin tënd
Stresi i grindës së përditshme shpesh mundet të bëjë të ndihemi si minj brenda
 në kafaz. Por një studim i ri, nxjerr në pah që edhe minjt përftojnë disa benefite
 duke qënë të ekspozuar ndaj stresit.
Studimi zbuloi që truri i minjve që kishin qëndruar disa orë pa lëvizur në një kuti, 
filloi të gjeneronte qeliza nervore në pjesën e trurit që njihet sihipokampus
një strukturë jetike për rikthimin e memories. Madje këto qeliza u bënë aktive
 dy javë pas stresit akut, duke sugjeruar kështu që benefitet nga stresi duan
 kohë të përftohen. Pra, kur truri ynë përjeton një situatë stresante në punë, 
do të jetë e vështirë që në atë moment agoninë e sotme ta përkthejë në një 
fitore të javës së ardhshme.

3. Për të rritur përpikmërinë, kërko çorientimin
Truri ynë mban shumë më shumë informacione se sa mundet të përdorim në 
një moment të caktuar. Studimet tregojnë që nga hutimi derivojnë përfitime.
Studimi regjistroi aktivitetin trunorë të disa vullnetarëve të cilët po kërkonin
 për të blerë në një listë me cilësi jo reale të makinave dhe apartamenteve. 
Grupi i parë i vullnetarëve kishte 2 minuta në dispozicion për të zgjedhur. 
Ndërsa grupit të dytë iu desh të merrte vendime të menjëhershme, kurse 
grupi i tretë luajti për dy minuta një lojë që të çorientonte memorien, 
më pas morën vendimet.
Vullnetarët që ishin çorientuar për disa minuta, zgjodhën makinat dhe 
apartamentet më të mira - ato me cilësi reale më të mira - me përpikmërinë 
më të madhe. Mundohu të çorientohesh dhe lëre trurin e pandërgjegjshëm
 të zgjedhë nga “letrat e përziera”.

4. Kërko për këndvështrime të ndryshme
Ne marrim vendime nga evidencat e grumbulluara. Çdo fakt  të ri që mësojmë
 peshon pak (ose shumë) në njëfarë mënyre në vendimet tona. I njëjti proçes 
ndodh edhe me miliarda qeliza nervore në trurin tonë.
Qelizat nervore dhe rrjetet e qelizave nervore fillojnë me sinjale jashtëzakonisht
 zhurmuese. Çdo qelizë nervore duhet të marrë këto sinjale, të cilat janë të 
mbushura me zhurma të ndryshme, dhe të gjykojë mbi bazën e memories dhe
 proçeseve të kaluara të të menduarit, duke akumuluar kështu evidenca për
 një vendim të caktuar mbi tjetrin.
Studimi që bëri të mundur këto konkluzione u bë duke vendosur minj në mes
 dy bokseve dëgjimi, dhe më pas duke alternuar zhurmën midis bokseve sa
 në të majtë e sa në të djathtë. Minjt u trajnuan të kthenin kokën nga ajo
 anë nga ku zhurmat ishin më të shpeshta. I njëjti test u bë edhe me disa 
vullnetarë.
Si njerëzit, ashtu edhe minjt u përgjën më me kujdes kur dëgjonin boksin që
 bënte më shumë zhurmë.
Ky studim sugjeron që edhe ndryshimi më i vogël i mënyrës së menaxhimit të 
një situate tencionuese mund të bëjë diferencën midis konfuzionit dhe besimit,
 prandaj truri kërkon sa më shumë informacion për të marrë vendimet e duhura.
/Forbes/
Si të parandaloni trurin nga të punuarit e tepërt Si të parandaloni trurin nga të punuarit e tepërt Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:40:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.