Ky është konkluzioni i një studimi të ri të dy akademkëve, Maruyam Kouchaki (Harvard) dhe Isaac Smith (Utah).
33 vjeçri Smith thotë që ai dhe Kouchaki, ishin shumë të motivuar nga studimet që tregonin se njerëzit që ishin si të përgjumur, shfaqnin mungesë vetëkontrolli. Studime të tjera tregojnë që vetë-kontrolli është si një muskul, sa më shumë ta përdorësh, aq më i fortë bëhet. Studimet tregojnë që njerëzit e përgjumur kanë prirje më të madhe për të tradhtuar dhe për t’u sjellur në mënyrë jo të hijshme. Smith dhe Kouchaki hamendësuan nëse stresi dhe lodhja mund të ndikojnë në vetëkontrollin e njerëzve, duke bërë që sa më shumë që dita kalon, aq më shumë ata ishin të prirur të gënjenin;
Dhe përgjigjja është: PO.
Për të testuar hipotezën e tyre, ata bënë katër studime. Në të parin, u treguan një grupi prej 62 studentëve një model pikash në një kompjuter. Eksperimenti paraqiste më shumë pika në njërën anë të katrorit, dhe studentët u pyetën nëse kishte më shumë pika në njërën anë të katrorit apo në tjetrën. Studentët merrnin 4 cent për çdo herë që thoshin se ishin më shumë pika në anën e djathtë të katrorit; merrnin gjysmë centi nëse thonin se kishte më shumë pika në të majtë. Studimi u bë në mëngjes rreth orës 8:00 dhe pasdite në orën 6:00. Megjithëse stimujt financiarë ishin të vegjël, eksperimenti zbuloi që studentët e pasdites kishin prirje rreth 2 herë e gjysmë më të madhe për të gënjyer se ato të mëngjesit.
Në studimin e dytë, Smith dhe Kouchaki bënë që studentët të mbushnin vendet në hapësirat boshe të disa fjalive. Kështu, studentët e mëngjesit, ishin më të prirur që në këto hapësira të vendosnin fjalët “moral” dhe “etikë”, ndërsa ato të pasdites përdornin më shumë fjalën “efekt”. Në të njëjtën logjikë u zhvilluan edhe dy eksperimentet e tjera, dhe rezultatet ishin të përafërta.
Smith thotë se i duhet të mendojë rreth asaj se çfarë thonë studimet për tendencën për të qenë të ndershëm. “Ka faktorë të mprehtë ambjental që ndikojnë në vendimmarrjen tonë”, thotë ai. “Njerëzit që duan të marrin vendime të moralshme duhet të jenë në dijeni të faktit se çfarë i bën të gënjejnë.
Ndonjëherë, në fund të ditës ne ndihemi shumë të lodhur për të bërë telefonana të rëndësishme. Studimi i Smithit dhe Kouchakit tregon që sa më shumë të lodhur të jemi gjatë ditës, aq të vështirë e kemi të jemi plotësisht të ndershëm ndërsa dita është drejtë fundit.
Studimi u publikua në revistën psikologjike shkencore “Psychological Science”, revistë kjo që botohet nga Shoqata për Shkencën e Psikologjisë.
Tags
psikologji