Në një botë ideale, do të dinim gjithmonë se cila është gjëja e duhur për t’i thënë menaxherit apo pronarit në situata të ndërlikuara.
Fatkeqësisht, gjërat nuk janë aq të qarta sa në botën reale. Situatat e ndërlikuara në marrëdhënjet me menaxherin janë të pashmangshme, kështu që është shumë e rëndësishme të dimë se si t’i trajtojmë ato.
1 . Menaxheri ju ka premtuar se do t’ju promovojë dhe do t’ju rrisë rrogën, por ju ende nuk e keni dëgjuar të flasë përsëri rreth këtyre çështjeve. Paraja dhe titujt janë subjekte delikate . Zgjidhni momentin tuaj me mençuri. Në vend që ta shani apo merrni nëpër gojë prapa krahëve shfin tuaj, planifikoni një takim sa më të shpejtë në një moment të volitshëm, kur gjërat të jenë të qeta. Bëjini me dije se për çfarë doni të flisni kur të planifikoni takimin. Pastaj, përgatitu mirë për t’ia përsëritur shpejt dhe qartë çështjen e rritjes së rrogës dhe të promovimit.
Çfarëdo që të thotë shefi, mos e ngini zërin apo të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni më vonë, por qëndroni në çdo moment të qetë dhe profesional.
2. Jeni i bindur se Strategjia e fundit e shefit tuaj është e keqe, por nuk jeni sigurtë nëse është me vend të flisni
Në këtë rast duhet t’i bëni vetes disa pyetje: Është mbikëqyrësi juaj në përgjithësi i hapur për reagime? Apo nuk i pëlqen të merret në pyetje? Përdor këto dy pyetje si një test të vogël për të vlerësuar paraprakisht kostot dhe përfitimet e të folurit.
Pastaj, mendoni nëse jeni duke bërë gjënë e duhur. Nëse shefi juaj ka vendosur për strategjinë që do të ndiqet, është e kotë të harxhoni kohë dhe për një gjë që është vulosur nga shefi.
Nëse vendosni të flisni, bëni disa kërkime që lidhen me të kaluarën dhe të siguroheni që ji, disponomi me të vërtetë disa informacioni që shefi juaj nuk i ka. Më pas afrohuni ndaj shefit në mënyrë private, jo duke programuar takimin.
Nëse kërkesa juaj rrefuzohet, devijoni bisedën në çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj. Pyeteni shefin se çfarë aftësishë nevojiten për t’i përmbushur këto kërkesa. Por bëni kujdes të mos e zgjasni shumë bisedën. Nëse shefi hesht, ki gjithmonë në mendje se heshja shpesh është një mënyrë e kulturuar për të thënë jo. Mos harroni ta mbani diskutimin pozitiv. Fokusohuni në futjen e ideve të reja dhe në zgjidhje, duke mos i thënë shefit që e ka gabim.
3. Jeni i bindur që shefi është sjellur me ju në mënyrë jo profesionale, doni të ankoheni por nuk dini se kujt t’i drejtoheni; nuk dini se kujt t’ia thoni dhe si t’ia thoni.
Para bërjes së një ankese formale, bëjini disa pyetje vetes: A është kjo një përplasje personalitetesh apo diçka me të vërtetë serioze? Nëse ju jenii vetmi në zyrën që luftoni me shefin tuaj, mundet të që fajtori të jetë mënyrat e ndryshme të të punuarit.
Çështjet e rënda mund t’i trajtoni në mënyrë zyrtare, por bëni kujdes që t’i trajtoni në mënyrë profesionale. Dokumentoni sjelljen e shefit apo të menaxherit në një mënyrë të qetë dhe profesionale. Pyet për ndihmë apo këshilla, kur nuk je i sigurtë. Menaxheri i burimeve njerëzore është një burim i rëndësishëm informacioni.
Nëse kompania juaj është aq i vogël se nuk ka një departament të burimeve njerëzore, shikoni për dikë që të jetë në nivelin e shefit tuaj ose mbi të, i cili mund të jetë i hapur për të ofruar përkrahje.
4. Jeni i pakënaqur me detyrën tuaj dhe doni të bëni diçka tjetër, dhe po mendoni të flisni si fillim me menaxherin.
Ekziston gjithmonë mënyra për t’i thënë shefit se e keni gënjyer për profesionin apo punët që u keni thënë se keni bërë në të kaluarën. Edhe duke lënë të kuptohet sedoni të filloni të eksploroni për të bërë punë të tjera. Këto mendime ju vendosin ballë për ballë me shefin, dhe duhet të jeni shumë të besueshëm që t’i hyni kësaj rruge.
Në vend që t’i hyni kësaj rruge të rrezikshme, mendohuni se pse jeni të pakënaqur me pozicionin e punë që bëni. Nuk ju përshtatet kultura e kompanisë? Jeni duke kërkuar për punë më sfiduese? Identifikoni gjërat kryesore që ju bëjnë të qëndroni për një kohë të gjatë në një pozicioon pune.
Në vend që t’i hyni kësaj rruge të rrezikshme, mendohuni se pse jeni të pakënaqur me pozicionin e punë që bëni. Nuk ju përshtatet kultura e kompanisë? Jeni duke kërkuar për punë më sfiduese? Identifikoni gjërat kryesore që ju bëjnë të qëndroni për një kohë të gjatë në një pozicioon pune.
Më pas, programoni një takim me menaxherin pë të diskutuar rreth pozicionit tuaj në kompani. Tregojini atij për ndryshime që mendoni se duhen bërë, duke theksuar se këto ndryshime do t’i sillnin benefite kompanisë, por bëni kujdes të mos e teproni shumë duke u munduar të gjuani një pozicion tjetër pune.
Pa marrë parasysh se me çfarë situate të ndërlikuar jeni përballur, qëllimi juaj duhet të jetë që t’i mbani mërrëdhënjet me menaxherin të paprekura. Pasi në fund të fundit, kjo është gjëja më e rëndësishme për karrierën tuaj.
Tags
Karriere