SHBA, një i armatosur vret 7 persona


kaliforni.jpg


Shtatë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pas të shtënave në një qytet të vogël universitar në Kaliforninë Jugore, njoftoi shtypi amerikan.
Sherifi i qarkut të Santa Barbaras, Bill Brown, i përshkroi të shtënat, që ndodhën në qytetin e Isla Vistas, pranë kampusit të Universitetit të Kalifornisë, si një “vrasje masive e kryer nga një person i armatosur”, bëri të ditur CNN.
Një person i cili po drejtonte një makinë të zezë qëlloi mbi këmbësorët në disa zona të qytetit, mjaft e frekuentuar. ”Personi është në mesin e viktimave”, tha policia për median lokale.
”Bill Brown nuk konfirmoi nëse vrasësi kishte kryer vetëvrasje”, njoftoi stacioni televiziv lokal pjesë e NBC-së.
Të shtënat u dëgjuan rreth orës 21:30 sipas orës lokale.
Policia ka dyshime se vrasësi ka vepruar i vetëm dhe po heton rreth një videoje të postuar në YouTube, ku ka kërcënuar banorët e Isla Vistas.
”Policia po analizon dëshmitë e shkruara dhe regjistrimet video që hedh dritë se kjo mizori ishte një vrasje e paramenduar”, u shpreh Brown, sipas NBC-së.
Previous Post Next Post