Qetësimi i dhimbjeve të trupit dhe plagëve pa ilaçe mund të bëhet shpejt realitet

Qetësimi i dhimbjeve të trupit dhe plagëve pa ilaçe mund të bëhet shpejt realitet

 Ilaçet janë mënyra më e thjeshtë, protokollare dhe pa shumë kokëçarje me të cilat mjekët trajtojnë sëmundje të ndryshme. Por studiuesit po punojnë për mënyra alternative për të kuruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme pa nevojën e ilaçeve, thekson Zëri i Amerikës.

Një mënyrë shumë shpresuese është: përdorimi i grimcave të vogla magnetike për të trajtuar dhimbjen.

Një ndër arsyet kryesore që studiuesit po orvaten të gjejnë mënyra të ndryshme të trajtit të diagnozave të ndryshme pa ilaçe është se këto të fundit kanë efekte anësore dhe nxisin varësinë, thotë Dino Di Carlo, profesor i inxhinierisë biologjike në universitetin UCLA për Zërin e Amerikës në shqip.

"Kjo pika e errët është magnetike dhe mund të jetë përgjigja e problemit. Në këtë lëng, mund të shihni se çfarë ndodh kur një magnet vendoset poshtë. Pjesa e errët është e përbërë nga grimca të vogla magnetike që mund të ndërveprojnë me proteina të qelizave për të lehtësuar dhimbjen. Këto grimca magnetike do të futeshin në këtë material të ngjashëm me xhelatinën, që gjendet natyrshëm në tru dhe palcën kurrizore dhe do të aplikohet në atë pjesë të trupit që ka dhimbje."

"Po të kesh një plagë, mund ta lyeni me këtë lloj xheli që ka brenda disa prej këtyre grimcave magnetike. Këto grimca të oksidit të hekurit ndihmojnë në shërimin e plagës dhe në të njëjtën kohë, duke patur një copë magnetike mbi plagën krijohet një lloj force." sqaron Dino Di Carlo.

Kur një copëz magnetike e jashtme vendoset mbi vendin e dhimbjes, ajo ndërvepron me grimcat magnetike në xhel - duke krijuar një efekt shtytës dhe tërheqës ..

"Ndërsa aplikojmë forcë mbi këto qeliza, numri i proteinave të ndjeshmërisë së dhimbjes zvogëlohet – që do të thotë se do të kesh më pak ndjeshmëri ndaj sinjalit të dhimbjes", thotë profesor Di Carlo.

“Në laborator ne mund ta përdorim këtë material për të pakësuar dhimbjen", thekson studenti Alireza Sohrabi.

Gjithsesi studiuesit sqarojnë se nevojiten prova të tjera më parë se ky lloj trajtimi të aplikohet efektivisht tek njerëzit.

“Kjo xhelatinë prodhohet pë momentin në laborator. Ne duhet të jemi në gjendje ta injektojmë atë”, plotëson panoramën Alireza Sohrabi.

Ndërsa hulumtimi sugjeron dritë në fund të tunelit, inxhinierët pranojnë se kanë mangësi në kuptimin e grimcave magnetike dhe duhet të punojnë më shumë në këtë pjesë, duke mos harruar në asnjë rrethanë efektet anësore që mund të lindin gjatë rrugës. /Oculus News

Qetësimi i dhimbjeve të trupit dhe plagëve pa ilaçe mund të bëhet shpejt realitet Qetësimi i dhimbjeve të trupit dhe plagëve pa ilaçe mund të bëhet shpejt realitet Reviewed by Marion Mardodaj on 10/29/2018 08:59:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.