Milijarda lekë Reklama për Kafenë; asgjë e Vërtetë; çdo gjë në Gjene

Milijarda lekë Reklama për Kafenë; asgjë e Vërtetë; çdo gjë në Gjene

  Kafeja është një industri miliarda dollarëshe dhe shpesh, shkrimet rreth kafesë janë të manipuluara dhe të kamuflura në mënyrë që të duken sikur kafeja është e domozdoshme dhe shumë e shëndetshme për çdo njeri, por në fakt një sërë studimesh theksojnë se në njerëz të caktuar kafeja mund të shkaktojë vdekjen e menjëhershme si pasojë e infaktit si rezultat i ngushtimit të venave në zemër, apo mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme në organizëm në situata të caktuara.

Gjithsesi Oculus News orvatet vazhdimisht të sjellë për lexuesit shkrimet më të fundit të bazuar në shkencë.

Një filxhan i ngrohtë kafeje në mëngjes është i nevojshëm për miliona njerëz në mbarë botën. Madje miliona njerëz e ndjejnë të nevojshme edhe një filxhan tjetër kafeje në darkë. 

Por për disa njerëz, mjafton vetëm pak kafe. Pavarësisht mënyrës së përftimit, qoftë edhe një sasi e vogël kafeine mund t'i japë këtyre njerëzve nxitjen për të ndenjur zgjuar. Përse, kafeja ndikon tek njerëzit në këtë mënyrë kaq të ndryshme? Përgjigjja ndodhet tek gjenet.

"Kemi ndërtuar një faktorët gjenetik që na ndihmojnë të vetë-rregullojmë sasinë e marrjes së kafesë," thotë Marilyn Cornelis, studiuese mbi kafeinën në Universitetin Northwestern në Çikago, Ilinois.

"Është e çuditshme se sa i fortë është impakti gjenetik mbi konsumin e kafesë."

Disa konsumues të rregullt të kafesë do të zhvillojnë tolerancë ndaj kafeinës përgjatë kohës. Por nëse ndaloni së konsumuari kafe për shak të shqetësimeve, si pagjumësi, ankth, përzierje etj, kjo ndodh për shkak të variacioneve të vogla të "nukletide" në ADN - A, G, C dhe T e alfabetit gjenetik.

Rregullimi i reagimeve

Gjithçka nis me rrjedhën e kafeinës në sistemin truporë. Kjo është punë e metabolizmit të secilit, dhe kur vjen puna tek kafeina, vetëm dy gjene bëjnë punën më të madhe. CYP1A2 prodhon një enzimë në mëlçi që metabolizon afërsisht 95% të kafeinës së tretur. Ndërsa AHR kontrollon se sa prodhon trupi nga kjo enzimë. Të dy këto gjene kontrollojnë se sa kafeinë qarkullon në gjak dhe për sa kohë.

"Për ata që kanë një variacion gjenetik që çon në uljen e metabolizmit të kafeinës, këto janë më të prirur të konsumojnë më pak kafe në krahasim me ata që kanë variante gjenetike që çojnë në rritjen e metabolizmit të kafeinës." thekson Cornelis.

Me fjalë të tjera, nëse jeni metabolizues i mirë, kafeina nuk do qëndrojë shumë dhe nuk do të nxisë thellë qendrat stimuluese të trurit. Por nëse prodhon pak nga enzima e kafeinës për të cilën folëm më lart, do të thotë se kafeina do ndikojë më gjatë në këtë rast.

Rregullimi i sjelljes

Një set krejtësisht tjetër gjenesh janë përgjegjës për mënyrën se si kafeina ndikon në aktivitetin e trurit dhe si shpërblen qendrat e tij, si dhe efektet anësore si ankthi, insomnia dhe problemet e stomakut.

"Adenosina", një nga nxitësit kryesorë e dëshirave të mëngjesit për kafe, ngadalëson aktivitetin e nervave dhe bllokon çlirimin nga truri të substancave që bëjnë të ndihemi mirë, përfshirë dopaminën. Por kur kafeina qarkullon në gjak, e zëvendëson me lehtësi adenosinën në receptorët e trurit dhe në gjithë trupin, duke nxitur syçeltësinë.

Sjelljet e repectorëve të adenosinës rregullohen nga një gjen i njohur si ADORA2A, dhe një sërë studimesh çojnë tek variantet e këtij gjeni që ndikon në reaksionet ndaj kafeinës. Mund të jetë një arsye se pse shumë njerëz përjetojnë insomnia edhe pas një gllënke të vetme kafeje. Gjithashtu studimet theksojnë se kjo luan rol në shkaktimin e ankthit - bazuar në një studim të vitit 2008, qoftë dhe 150 miligram kafe në ditë mund të shkaktojë ankth tek disa njerëz me një varietet të caktuar gjenesh. Një tjetër studim i lidh variacionet e receptorëve të adenosinës me panikun tek disa njerëz./Oculus News
Milijarda lekë Reklama për Kafenë; asgjë e Vërtetë; çdo gjë në Gjene Milijarda lekë Reklama për Kafenë; asgjë e Vërtetë; çdo gjë në Gjene Reviewed by Marion Mardodaj on 11/06/2018 11:48:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.