Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

  Suveniret nuk janë të vetmet gjëra që udhëtarët dhe turistët çojnë në shtëpitë e tyre, por edhe një sërë sëmundjesh. Është e qartë që në udhëtimet në shtete të ndryshme mund të hasim edhe në të papritura, ndaj është e rëndësishme që gjithkush të pajiset me disa informacione paraprake.

Skistosomiasis (Schistosomiasis)

Puçërrat dhe kruarja e lëkurës, tregon që diçka nuk është në rregull me shëndetin. Kur shoqërohen me temperaturë, kollë, të dridhura dhe dhimbje muskujsh, bëni kujdes.

Si ndodh kjo? Keni parë një pellg me ujë që duket i freskët, dhe u hodhët në të. Nuk duhet ta bënit. Skistosomiasis merret pasi jeni larë në ujëra të kontaminuara të freskëta, si në lumenj, liqene apo pellgje.

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Si ta shmangni? Kjo sëmundje është më e përhapur në disa vende të Afrikës, Lindjen e Mesme, Azi dhe Karaibe.  Nuk ekziston një trajtim parandalues për këtë sëmundje, por duhet të trajtoheni sapo të ktheheni në shtëpi. Më mirë qëndroni tek deti dhe pishinat.

Makthet me këmbë të zbathura nga larvat

Simptomat: kruajtje këmbësh dhe flluska që dhembin, janë shenjat që diçka nuk shkon me shëndetin. Pasur parasyshë që me shumë mundësi do të jeni në një vend tropikal, simptomat mund të ngatërrohen lehtë me ndonjë pickim në ndonjë mize të padëmshme, por flluskat që vijnë më pas mund të jenë serioze.

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Si ndodh: Ato ditë kur ecni këmbëzbathur në bregdet. Këto larva jetojnë në rërë dhe penetrojnë nën lëkurë ndërsa shëtisni. Lajmi i mirë është që sapo të diagnostikohen, mund të kurohen brenda tre ditësh. Lajmi i keq është se keni pasur krimba në këmbët tuaja, dhe nuk ka pedikyrë që ta fshehë.

Si ta shmangni: Mbathni sandale të sheshta ndërsa lëvizni në bregdet dhe shmangni kontaktin me rërën në ato vende që mund të jenë të prekura.

Amnezia e udhëtarit

Simptomat: Kur ngriheni nga gjumi pa kujtesë, pa ditur se si keni përfunduar aty.

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Si ndodh? Shkencëtarët nuk janë krejtësisht të sigurtë për këtë. Nga kjo formë e amnezisë preken deri në 10 në 100,000 njerëz, dhe një studim i vitit 2006 gjeti se 95% e të prekurve i përkasin moshave nga 50 në 80 vjeç, me një barazi thuajse të plotë mes meshkujve dhe femrave. Shkencëtarët gjetën se këto incidente janë më të shpeshta tek pacientët e prekur nga migrea dhe sëmundet e zemrës.

Si mund të shmanget? Mund të jetë vetë udhëtari që mund t'ja shkaktojë vetes këtë sëmundje, kryesisht kur mundohet t'i largohet streseve që mund të ketë në shtëpi ose në punë. Kjo lloj amnezie mund të lidhet edhe me përdorimin e triazolamit (ilaç që nxit të fjeturën). Janë raportuar një sërë rastesh kur njerëzit janë zgjuar nga kjo amnezi pasi kanë konsumuar shumë triazolamit.

Sëmundja e gjumit: Tripanosomiasis afrikan

Simptomat fullestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturëm, kruajtjen, dhimbje kyçesh dhe dhimbje koke.
Loading...

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Si ndodh? Viktima e merr këtë sëmundje nga pickimi mizës "cece". "Tripanosomiasis" është një parazit, i cili trasmetohet me anë të mizës cece. Këto lloj mizash zakonisht gjenden në vendet afrikane poshtë shkretëtirës së saharasë. Nëse nuk trajtohet, Tripanosomiasis afrikan mund të shkaktojë dëme të pariparueshme nervore, madje edhe vdekjen.

Si të shmanget: përdorni të njëjtat teknika si me mushkonjat. Lyhuni me sprajte që largojnë insektet, vishni rroga me mëngë të gjata. Në fakt nganjëherë edhe rrobat nuk bëjnë efekt, pasi kjo mizë mund të pickojë edhe poshtë rrobave.

Cituatera, pas ngrënjes së peshkut

Shkaktohet disa orë pasi keni konsumuar peshk. Përzierje, vjellje dhe diarre, janë efektet më të zakonshme anësore. Por mund të precipitojë edhe më keq, përfhsirë dhimbjen e dhëmbëve dhe shikimin e turbullt.

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve

Si ndodh? Jeni pranë detit, dhe ushqimi më i mirë për t'u konsumuar është peshku. Por në fakt ky lloj peshku mund të ketë ngrënë mikroorganizma toksike që jetojnë rreth koraleve. Kjo sëmundje zakonisht shfaqet në Karaive, në Detin Paqësorë dhe në Oqeanin Indjan.

Si ta shmangim: Fatkeqësisht nuk ka mënyrë se si të shmanget kjo lloj sëmundjeje. Por mënyra më e mirë është të mos konsumoni peshq në këto vende. Por nëse nuk arrini ti rezistoni tundimit, shmangni më të keqen duke mos konsumuar disa lloj peshqish, si "barakuta" dhe "morel", gjithashtu edhe organet e peshqve, tek të cilat niveli i lëndëve toksike është më i lartë./Oculus News

Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve Sëmundjet e Rrezikshme që mund të marrim gjatë udhëtimeve Reviewed by Marion Mardodaj on 5/05/2018 03:46:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.