Femrat që përdorën Joshjen dhe Bukurinë për të arritur majat e Fuqisë dhe Influencës

 Bota patriarkale nuk arriti  t'i ndalojë plotësisht femrat që të ngrihen në pozita të larta fuqie dhe influence. 

Në epokat e hershme, kjo rrugë ishte shumë e vështirë me ashpërsinë e monarkive dhe sistemin klasorë. Por sërish, disa femra përdorën dinakërinë, intelektin, madje edhe fuqitë joshëse të tyre për të fituar influencë dhe fuqi.

Eva Peron

Kush mund t'i harrojë himnet për Eva Peronin tek filmi "Evit"? Jeta e pabesueshme e Zonjës së Parë të Argjentinës është vështirë të përmblidhet në pak rreshta.

Eva Peron

Peron ishte më shumë se sa Zonja e Parë e Argjentinës, ishte ambasadorja më karizmatike e platformës radikale të burrit të saj. E lindur në një qytet të vogël si një fëmijë i jashtëligjshëm, Peron besonte se ishte e denjë për aktore. Interpretoi disa role të vogla dhe punonte kur i jepej rasti si modele, por ajo e dinte se shanci për të qenë pranë Juan Peronit do ishte mundësia më e mirë që mund të përfytyronte në jetë.

Anjes Sorel

Sorel njihej si dashnorja zyrtare mbretërore. E lindur në një klasë relativisht të lartë për kohën, babai i saj ishte ushtarë francez. Në moshën 20-vjeçare, ajo iu prezantua mbretit Çarls. Në atë kohë i shërbente si një çupë Elizabelës, dukeshës së Lorenës. Më pas nisi të shërbente për gruan e e mretit Çarls VII, Marie Anzhuinin. Çarli nuk u vonua shumë dhe e bëri menjëherë Sorelin dashnore të tij.

Anjes Sorel

Si shumica njerëzve me fuqi, mbreti Çarls VII i dhuronte shumë dhurata që të kënaqte dashoren e tij. Nuk i dhurojë gjerdan, apo para. I dhurojë një kështjellë. Soreli nisi të ketë ndikim të fuqishëm në vend. Por megjithëse kishte influencë të konsiderueshme, nga ajo mbetete vetëm sensi i modës. Porosiste dhe vishej me fustane të shkurtër, dhe ironikisht, thuhet se vishte edhe një xhybe, ku ekspozonte tërësisht njërin gjoks të saj.

Soreli vdiq e re, në moshën 28-vjeçare. Në atë kohë besohej se vdiq nga dizanderia, por ekzaminimi i plotë tregojë se ishte helmuar.

Gabriele Destres

Padyshim nga femrat më të fuqishme, Gabriel Destres arriti të bëjë që mbreti të ndryshojë fenë. Gjatë luftës në dukje të pafundme mes protestantëve dhe katolikëve në Francë, Gabrieli e kuptojë se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën, ishte nëse Henri do të deklarohej si katolik. Duke vepruar kështu, katolikët dhe mbështetësit e tyre do të kishin një mbret.

Gabriele Desters

E argumentojë këtë duke u dhënë më shumë të drejta protestantëve, gjë që çoi në Dekretin e Nantës. Pavarësisht se ishte dashnorja e mbretit Henri IV, dashuria për të ishte e pamohueshme, pasi ia njohu menjëherë fëmijët që kishte me të. Gabrielit iu dha statusi zyrtarë si dashnorja e mbretit. Dashuria e madhe e Henrit për të nxiti pakënaqësi tek elita franceze. Për fatkeqësitë dhe problemet që lindnin atë kohë në Francë, fajësohej Gabrieli, por gjithsesi kjo nuk ja vaniste ndikimin. Gabrielit iu sigurua një çelës, një simbol që ajo e kishte vendin në Këshillin e Mbretit.

Loading...
Kleopatra

Femra më e famshme në këtë listë është padyshim Kleopatra, e cila bëri çfarë mundi për të mbajtur dinastinë e saj të Egjiptit. Pasi e bashkësundojë Egjiptin me babain e saj Ptolemin e XII dhe vëllezërit, Ptolemin e XII dhe Ptolemin e XIV, praktikisht fronti i mbeti asaj. Kleopatra ishte në dijeni të rrezikut romak, dhe përdori fuqitë e saj të joshjes për të krijuar aleancë me Jul Çezarin.


Megjithëse lidhja mes tyre solli një fëmijë, vrasja e Çezarit rrënoi paqen e brishtë që ishte arritur. E vendosur për të mbajtur fuqinë, Kleopatra joshi Mark Antonin, një nga gjeneralët më të afërt të Çezarit. Gjithsesi, kjo nuk e shpëtojë mbretërinë e saj, pasi Oktaviani i deklarojë luftë Kleopatrës dhe forcave të Antonit, duke i mposhut dhe përfshirë Egjiptin nën Perandorinë Romake. Duke u ballafaquar me humbjen, besohet se Kleopatra u vetëhelmua, megjithëse disa spekulojnë duke pretenduar se ajo u vra nga një nëpërkë.

Aspasia

Një femër e edukuar mirë e antikitetit, Aspasia është ndoshta më e pasura në këtë listë. Gjithsesi, ajo sërish mbetej një femër në një tokë të huaj. Emigrojë në Athinë nga qyteti Mileteus dhe besohet se ndërtojë nga hiçi një shtëpi publike. Femrat e punësuara nga Aspasia ishin tepër të edukuara, gjë që e bëri bordellon e saj nga më të preferuarat për diskutimet dhe debatet intelektuale.


Aspasia do të bëhej e dashura dhe partnerja e burrit të shtetit, Perikliut. Disa madje sugjerojnë se Lufta e Samosit u nxit nga Aspasia, e cila kishte lindur në Miletus. Besohet se Perikliu vazhdojë luftën për të kënaqur partneren e tij. Thuhet se akuzat bënë që Aspasia të përballet me trupën gjykuese, por të dhënat historike tregojnë se nuk u dha urdhër ndëshkimi për të.

Teodora

Rreth vitit 522 pas lindjes së Krishtit, nga një prostitutë, Teodora arriti të bëhej këshilltarja e perandorit. E lindur si 'aktore' nga një zbutës arinjsh, ajo bëri çfarë mundi për të realizuar takimin e jetës.

Teodora

Ndërsa performonte si 'aktore', kërcente për klientët e saj, dhe më pas u ofronte shërbime të tjera pas kërcimin. Pasi u konvertua në kristjane, ajo e braktisi jetën prej kërcimtareje prostitutë dhe praktikisht u takua me Justinianin, ky i fundit kërkojë menjëherë të martohet me të. Ligji nuk e lejonte një martesë të tillë, pasi Teodora nuk vinte nga një familje fisnike. Çfarë bëri Justiniani? Ndryshojë ligjin. Teodora u bë Parandoresha e Bizantit, dhe më pas u kanonizua nga Kisha Orthodokse./Oculus News

Femrat që përdorën Joshjen dhe Bukurinë për të arritur majat e Fuqisë dhe Influencës Femrat që përdorën Joshjen dhe Bukurinë për të arritur majat e Fuqisë dhe Influencës Reviewed by Marion Mardodaj on 5/20/2018 03:23:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.