Ekspozimi ndaj fermave duket se redukton rrezikun nga alergjitë, edhe tek të rriturit. Të jetuarit kryesisisht pranë kafshëve të një ferme, kjo redukton prekjen nga alergjitë, sugjeron një studim i fundit në Hollandë.
Bazuar në më shumë se 2,400 të rritur në Hollandë, studiuesit gjetën se njerëzit që jetonin të paktën 327 metra larg një ferme, por që nuk ishin vetë fermerë, kishin 21% më pak gjasa të përjetonin alergji, krahasuar me ata që jetonin 500 metra dhe më shumë larg fermës, raporton Reuters.Rezultatet ishin të njëjta kur studiuesit u bazuan edhe tek fermat e derrit dhe bagëtive. Rezultatet u bënë më të qarta kur u panë tek njerëzit pa simptoma të alergjive, por që testet e gjakut të tyre treguan tendencë për të pasur një reagim imun të shoqëruar me alergjitë e zakonshme, si nga ushqimi, ekzema dhe astma.
"Për 20 vjet me rradhë një sërë studimesh kanë treguar se alergjitë janë më të pakta tek fermerët dhe fëmijëve të tyre," thotë kryesuesi i studimit, Lidwien Smit, pedagog pranë universitetit të Utrehtit.
"Blegtoria është një ndër ekspozimet e pakta që lidhet me alergjitë respiratore. Është e rëndësishme, sepse numri i njerëzve të afektuar nga alergjitë respiratore është rritur ndjeshëm dekadat e fundit."
Rreth 30% e pjesëmarrësve në studim kishin alergji, më së shumti nga bari dhe pluhurat e shtëpive, dhe rreth një e treta kishin jetuar pranë një ferme në fëmijërinë e tyre. Ekipi i studiuesve analizojë gjithashtu se sa vite pjesëmarrësit kishin jetuar në shtëpitë e tyre aktuale.
"Mund të argumentojmë se migracioni selektiv mund të luajë rol këtu, që do të thotës se njerëzit më pak të shëndetshëm lëvinin për në zonat më të urbanizuara. Sidoqoftë, ne nuk zbuluam këtë, gjë që përforcon idenë se ambjentet e ekspozuara janë përgjegjëse për efektin mbrojtës.
Mbrojta më e madhe lidhej me të jetuarit pranë fermave të derrave ose të bagëtive të imta, gjithashtu edhe të atyre që ishin rritur pranë fermave.
Studimi nuk provojë nëse ekspozimi ndaj fermave mund të reduktojë ndjeshmërinë ndaj allergjive. Smit thotë se studiuesit po vazhdojnë të eksplorojnë nëse diversiteti i pasur i mikrobeve të përhapura nga rrymat ajrore prej fermave mund të luajë rol në përforcimim e imunitetit të banorëve që nuk jetojnë pranë fermave.
"Shumë studime të alergjive fokusohen në mënyra të reja për të trajtuar simptomat," thotë Elholm, studiuese pranë universitetit Aarhus në Danimarkë, e cila në fakt nuk u përfshi në këtë studim.
"Gjithashtu është e rëndësishme t'u kushtojmë vëmendje disa efekteve negative të stilit perëndimorë të jetesës, me fiksimin e tyre ndaj pastërtisë. Fermat mund të konsiderohen të pista dhe me erë të keqe, por që në fakt i bëjnë nder imunitetit tonë," thotë Elholm.
Në ShBA studiuesit janë fokusuar tek mikrobet nga pluhuri i shtëpisë, i cili është përgjegjës për llojet më të shumta të alergjive në mbarë botën, dhe se si e ndërtojnë pluhuri, alergjenët dhe kafshët shtëpijake sistemin tonë imunitarë në fëmijëri.
"Nëse jeni rritur në një ambjent ku mungon ekspozimi ndaj kafshëve dhe alergjenëve, rreziku i prekjes nga alergjitë është më i madh," thotë Dr. Aleksandër Adam, nga universiteti Konektikat, SHBA, i cili po ashtu nuk u përfshi në studim./Oculus News
Tags
alergji