Loading...

Dhuratat e Zotëve për çdo shenjë të Horoskopit

Dhuratat e Zotëve për çdo shenjë të Horoskopit

Dhurata për Virgjëreshën: Adaptueshmëria

Miti i Virgjëreshës:

Virgjëresha frymëzohet nga legjenda e Persefonit. Ishte vajza e perëndeshës madhështore të tokës, Demetra. Hadesi, mbreti i botës së nëndheshme e rrëmbeu dhe u martua me Persefonin. Demetra u rraskapit aq shumë nga kjo ngjarje sa që vendosi t'i kërkojë ndihmë Zeusit që ta sillte mbrapsht Persefonin. Zeusi, Hadesi dhe Demetra në fund vendosën që Persefoni të qëndrojë 6 muaj mbi tokë (që nga ekuinoksi i vjeshtës tek ekuinoksi pranverës) dhe 6 muaj nën tokë.

Persefoni, gruaja e bukur e mbretit Hades dhe mbretëresha e nëntokës, gjysmën e vitit qëndron mbi tokë dhe gjysmën e vitit nën tokë. Kjo tregon adaptueshmërinë e Virgjëreshës. Mund t'i vendosësh edhe në nëntokë dhe sërish të gjejnë një mënyrë për të jetuar si mbretëresha dhe mbretër. Sigurisht kjo nuk është e lehtë, por Virgjëreshat ia dalin. Sidoqoftë, duhet të mbajnë mend gjithmonë se cilët janë dhe të mos humbasin sensit e qëllimit të tyre të lartë.

Dhurata për Peshoren: Drejtësia

Miti i Peshores:

Peshorja frymëzohet nga perëndesha e drejtësisë, Temisi, ose vajza e saj, e cila ishte një nga tre mirësitë e saj, personifikimin e gjykimit të mirë. Peshorja është një peshore e shkallëzuar e florinjtë që peshon mirësitë dhe mëkatet. Shkallët simbolizojnë karmën e cila tregon se si veprimet që bëjmë na kthehen gjithmonë mbrapsht.

Peshoret kanë një tendencë të gjykojnë drejt të tjerët veç vetes së tyre. Janë shumë strikt me veten pa pretendime të mëdha për kënaqje. Ndoshta prandaj janë kaq gjykues të mëdhenj për të tjerët. Kjo aftësi e shkëlqyeshme u jep atyre gjithçka duhet për të kuptuar mënyrat se si funksionon shoqëria dhe të zhvillohen në suksesin më të lartë të mundshëm.

Dhurata për Akrepin: Pasioni

Miti i Akrepit: 

Akrepi frymëzohet nga legjenda e gjuetarit më të aftë, Orionit. Ai pa aksidentalisht 7 nimfa të bukura - të bijat e Atlasit dhe Pleionit, Pleiadat. U çorodit nga bukuria e tyre dhe nisi t'i ndiqte nga mbrapa. Nimfat i kërkuan ndihmë Gaias, perëndeshës së lashtë të tokës. Gaia u përgjigj menjëherë, pasi ishte e inatosur me këtë gjuetar i cili vazhdonte të gjuante kafshët e bukura të saj. Ajo dërgojë një akrep helmues i cili e vrau menjëherë Orionin. Të gjithë u bënë yje të shndritshëm,  Orioni, Akrepi dhe Pleiadat.

Kjo shenjë është e bekuar me aftësi të shkëlqyeshme instiktive të njohjes së vetes dhe kjo u jep atyre fuqi të gjuajnë dhe ndjekin gjithçka duan. Nga ana tjetër, akrepi u kujton atyre se instikti mund të na ndihmojë, por edhe mund të na helmojë dhe vrasë.

Dhurata për Shigjetarin: Fati

Miti i Shigjetarit:

Shigjetari frymëzohet nga legjenda e famshme të centaurve, krijesa të forta dhe jashtëzakonshme - gjysmë njerëz dhe gjysmë kuaj. Ky centaur i veçantë ishte djali direkt i Posedonit. Madje iu mësua nga Apollo dhe Artemisa arti, shkenca dhe magjia. Kishte si studentë Herkulin dhe Jasonin. Por një ditë u godit me një shigjetë helmuese nga Herkuli. Si gjysmë perëndi ishte i pavdekshëm, kështu që ishte e pamundur të vdiste. Zeusi u ndie shumë keq nga ky centaur i madh dhe e autorizoi që të vdiste.

Besohet se kjo shenjë është e bekuar nga vetë Zeusi duke u dhënë gjithça kanë nevojë dhe kur ta duan. Mund të duket argëtuese - sepse centauri vdes në fund - por ilirët nuk besonin se vdekja ishte diçka e keqe, thjeshtë një udhëtim i pashmangshëm. Madje centauri ishte i bekuar që të kishte Posedonin si baba, dhe Apollon dhe Artemisën si mësues. Fati e shoqëron gjithmonë këtë shenjë.

Dhurata për Bricjapin: Suskesi

Miti i Bricjapit:

Bricjapi frymëzohet nga mbretëresha e detit, nimfa dhi e quajtur Amaltea. Iu ngarkua detyra nga perëndesha Rea - e ëma e Zeusit - që të ushqente mbretin e mbretërve. Rea besonte se burri i saj i frikshëm, Kronosi do vriste Zeusin e vogël, kështu që e fshehu. Amaltea e ushqente Zeusin e vogël me qumështin e saj dhe me mjaltë trumze. Kur Zeusi u bë mbreti i perëndive, e bëri Amaltean një konstelacion të shndritshëm për t'i kujtuar të gjithëve që, për të pasur sukses, duhen bërë sakrifica.

Dhurata për Bricjapin është suksesi dhe bollëku, por kjo nuk vjen me lehtësi. Duhet shumë punë dhe sakrifica për t'ja arritur. Bricjapi beson se suksesi i vërtetë vjen nga puna e shumtë dhe sakrificat. Po sikur nuk do t'ju duhet të punoni shumë? Ndoshta mund të kombinoni biznesin me kënaqësitë. Mos u humbisni në punë vetëm për të zbuluar se një ditë do të bëheni një yllë i shndritshëm. Udhëtimi është më i rëndësishëm se sa destinacioni.

Dhurata për Ujorin: Veçantia

Miti i Ujorit:

Ujori frymëzohet nga lejgenda e princit të bukur të quajtur Ganimedes. Ishte aq i bukur sa që edhe Zeusi nuk mund t'i rezistonte bukurisë dhe elegancës së tij. Zeusi dërgojë shqiponjën e tij të preferuar që ta merrte dhe ta dërgonte tek mali i Olimpit, ku banonin perënditë. Zeusi e donte aq shumë Ganimedin sa që e ngarkoi me detyrën që të hedhë në kupat e tij dhe perëndive të tjera pijen e rinisë së përjetshme, një lloj nektari.

Dhurata e perëndive për Ujorin është kjo veçanti unike. Veçantia e tyre është aq interesante, sa që duket sikur Ujorët nuk i përkasin tokës. Ganimedi, bartësi i kupës, është aq i veçantë sa që bëhet i dashuri i mundshëm i Zeusit duke bërë njëkohësisht që Hera të mos shfaqë pakënaqësi (?) Pavarësisht jetës seksuale të Ganimedit, legjenda nënkupton qartë që nga e gjithë bota e njerëzve, Zeusi zgjodhi atë (!) për shkak të veçantisë. Sidoqoftë, kjo veçanti mund t'u shkaktojë ndonjëherë shqetësime Ujorëve (si rrëmbimi nga shqiponja, për shembull?), ose t'i izolojë ata, pasi rrallë ndjejnë që i përkasin këtij globi.

Dhurata për Peshqit: Fantazia

Miti i Peshqve:

Peshqit frymëzohen nga një lejgendë e frikshme të një gjigandi të quajtur Tajfun. Ndërsa kjo monster po ndiqte perënditë, ato u transformuan instiktivisht në kafshë në mënyrë që të shpëtonin, derisa Zeusi e mboshti monstrën. Kur Tajfuni po ndiqte Afërditën (perëndeshën e dashurisë, pasionit dhe bukurisë) dhe djalin e saj Erosin (perëndia e dashurisë dhe pasionit), ata u transofmuan në dy peshq dhe notuan në drejtime të ndryshme.

Ashtu si Afërdita dhe djali i saj Erosi, menduan të bëhen peshq dhe ia arritën qëllimit, po ashtu edhe njerëzit e shenjës së Peshqve i arrijnë ëndërrat. Kanë një aftësi të shkëlqyer për të krijuar iluzione - prandaj janë kaq magjepsës. Siqofotë, ekziston një ndryshim mes fantazisë dhe parashikimit. E para mund të jetë vetë-shkatërruese, e dyta mund të jetë vërtetë kreative. Këtu përfshihen të dyja forcat. Ndonjëherë vizionet e tyre i ndihmojnë që të arrijnë qëllimet, ndërsa herë të tjera fantazitë i çojnë në gracka. Kthehu mbrapsht <<<<

Dhuratat e Zotëve për çdo shenjë të Horoskopit Dhuratat e Zotëve për çdo shenjë të Horoskopit Reviewed by Marion Mardodaj on 12/04/2017 12:04:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.