Besohej se Zeusi, mbreti i gjithë perëndive dhe perëndeshave ka bekuar çdo njeri me një dhuratë të veçantë, një fuqi speciale që mund t'i ndihmojë njerëzit në jetët e tyre. Kështu që zoti i Olimpit ka bekuar çdo shenjë të horoskopit me një dhuratë unike. Besohej se Zeusi i donte qeniet njerëzore aq shumë sa që gjente gjithmonë mënyra për t'i ndihmuar.
Miti prapa çdo shenje të horoskopit
Ekziston një legjentë që përbën historinë e çdo shenje të horoskopit. Një mit magjepsës i cili i atribuohet çdo shenje të horoskopit në mënyrë që të përfaqësojë cilësitë e vërteta dhe pasurojë secilën shenjë. Në këtë mënyrë ilirët tregojnë se si perënditë dhe perëndeshat i dhanë çdo njeriu një dhuratë për ta ndihmuar në këtë jetë.
Në një farë mënyre, kjo është njëherësh bekim dhe mallkim. Gjithsecili duhet të përqafojë dhuratën dhe të mësojë se si të zhvillohet me të. Një dhuratë mundet gjithashtu të jetë një grackë. Një mësim i vlefshëm që na mëson se duhet të përpiqemi gjithmonë të mësojmë më shumë dhe jetojmë me dinjitet duke respektuar të tjerët. Kështu që le të fillojmë me çdo shenjë...
Dhurata për Dashin: Nderi
Miti i Dashit
Dashi shoqërohet me legjendën e lëkurës së dashit të artë, një histori më e vjetër sa vetë koha. Sipas historianëve të hershëm, Jasoni dhe Argonautët ndërmorën një udhëtim të gjatë duke u përballur me mijëra vështirësi me qëllim që të rigjenin lëkurën e dashit të artë, e cila ishte fshehur dhe mbajtur në një vend të mistershëm. Jassoni nuk e humbi asnjëherë shpresën dhe vazhdoi gjithmonë kërkimin me njerëzit e tij. Zeusi e nderoi Jasonin duke e shndërruar lëkurën e florinjtë në një yllësi të shndritshme si kujtim i besimit.
Dhurata e perëndive për Dashin është nderi. Dashi udhëhiqet nga entuziazmi dhe ndonjëherë nga besimi i "verbër". Një zë vazhdon dhe u thotë atyre se çdo gjë do shkojë "për mrekulli". Nuk është optimizmi, por besimi. Është besimi përfundimtarë tek zotët dhe prandaj Deshet janë nderuar me të. Mund të mos shohin frutet e asaj çfarë kanë mbjellur por natyra kreative e tyre nuk do pushojë së shndërruari shkretëtirën në një kopësht të bukur me erë të mirë.
Dhurata për Demin: Fuqia
Miti i Demit
Demi është frymëzuar nga legjenda e heroit Teseus. Ai u vetëofrua që të jetë personi që do sakrifikohet për zotët. Çdo vit zgjidhej një djalë i ri nga ky qytet që të hahej nga një monstër i tmerrshëm, i njohur si Minotauri. Djali apo vajza e re dërgohej në një labirint ku banonte bisha. Në këtë labirint djali apo vajza humbiste gjithmonë, derisa Minotauri e gjente dhe ushqehej me të. Zeusi e vrau bishëm dhe gjeti një rrugë për të dalë nga labirinti.
Dhurata e zotëve për Demin është fuqia. Pavarësisht situatës apo kundërshtarëve, nëse e duan vërtetë diçka, do ia arrijnë në njëfarë mënyre. Fuqia e tyre vjen nga brenda, nga zemrat e tyre dhe kjo është diçka që ata duhet të përqafojnë. Dashuria i pushton të gjithë dhe zemrat e tyre janë të etura për dashuri. Janë të bekuar nga perënditë me një fuqi të paimagjinueshme.
Dhurata për Binjakët: Komunikimi
Miti i Binjakëve:
Binjakët janë frymëzuar nga legjenda e Dioskurit, vëllezërit binjakë që iu bashkuan vullnetarisht Jasonit dhe Argonautëve në kërkim të lëkurës së florinjtë të dashit. Ata e donin aq shumë njëri-tjetrin, sa që ndërtuan një skuadër të pandashme. Sidoqoftë, Kastori u vra ndërsa Pulluksit iu thye zemra. Zeusi që e admironte dashurinë e këtyre vëllezërve ftoi vëllain që mbeti gjallë, Polluksin, të jetonte me të dhe zotërit e tjerë në Olimp. Polluksi e refuzoi këtë kërkesë, më tej Zeusi gjeti një mënyrë që të jetonin bashkë vellezerit përgjithmonë duke i bërë dy yje të shndritshëm.
Aftësia e tyre e çuditshme për të mbledhur dhe përpunuar informacionin është aq e mistershme sa që asgjë nuk mund t'i ndalë drejt suksesit. Kanë gjithashtu aftësi të jashtëzakonshme për t'u bërë pjesë e grupimeve të ndryshme sociale dhe të ndajnë informacione të vlefshme me njerëzit e interesuar. Ky është avantazhi i tyre më i madh. Janë mbretërit e informacionit dhe komunikimit.
Dhurata për Gaforren: Besnikëria
Miti i Gaforres:
Gaforrja frymëzohet nga miti i legjendës së herkulit. Heroi u thirr që të ndihmonte njerëzit për të hequr qafe gjarpërtin monstër me shume koka, Lernaia Hidra. Mbretëresha e plotëfuqishme e perëndive, Hera ishte xheloze për Zeusin pasi ky i fundit e tradhtojë atë, duke lindur Herkulin. Për të ndihmuar Hidrën që të vrasë Herkulin, Hera ftoi mbretin e gaforreve. Herkuli ra në gjurmët e tij dhe e vrau. Sidoqoftë Hera vendosi të nderojë mbretin e gaforreve duke e bërë atë një konstelacion gjigand.
Dhurata e perëndive për gaforren është besnikëria. Janë ekstremisht besnikë ndaj miqve, familjes dhe gjithçkaje të shenjtë për ta. Gaforret bëjnë më të mirën e tyre për të ndihmuar ata që duan. Kjo besnikëri ndonjëherë është e verbër pasi mund të bëjë që të përfundojnë të lënduar.
Dhurata për Luanin: Krenaria
Miti i Luanit:
Luani frymëzohet nga fillimi i legjendës së Herkulit. Kapja dhe vrasja e luanit Nemean që terrorrizonte njerëzit. Herkuli arriti ta mposhte këtë kafshë të fuqishme. Lëkurën e luanit e regji dhe e veshi si pelerinë. Ky gëzof i pa penetrueshëm e mbrojti Herkulin nga tehet e shpatave dhe shtizat.
Lëkura e luanit të fuqishëm është simbol krenarie. Nuk mund të shpohet nga shigjetat e gjykimeve jo të logjikshme dhe fjalët e shëmtuara. Pelerina është simbol i origjinës së tyre mbretërore. Krenaria duhet të vijë nga brenda dhe jo nga jashtë. Duhet të kuptojnë që janë të dobishëm, të mençur dhe të mirë.>>>>>>>>>>>
Tags
Horoskopi