Loading...

Përse ke frikë të biesh në Dashuri sipas shenjës së Horoskopit

Përse ke frikë të biesh në Dashuri sipas shenjës së Horoskopit

 Megjithëse ekzistojnë edhe përjashtime në këtë shkrim të yjeve, këtu janë marrë në konsideratë trajtat personale unike për gjithsecilën shenjë, nga ku është përpjekur të gjinden arsye të mundshme për frikën në fushën e dashurisë, intimitetit dhe marrëdhënjeve.

Dashi
Janë vërtetë të zjarrtë në pasionet e tyre. Kur janë të fiksuar pas një personi në aspektin romantik, bëjnë gjithçka me shumë zjarr. Frika më e madhe e tyre është i njëjti intensitet pasioni dhe dështimi; do të thotë që nëse pasioni i tyre nuk është reciprok, Deshët do përfundojnë tejet të dërrmuar.

Dashurohen me vështirësi por kur e bëjnë, është e vështirë të heqin dorë nga njerëzit me të cilët bien në dashuri. Asnjëherë nuk duan të jenë ata personat që i japin fund marrëdhënjes.

Nuk duan t'ju mbysin, dhe çfarëdo të ndodhë, thjeshtë duan t'ju mbrojnë nga çdo gjë. Por veprimet e kësaj mbrojtjeje ndonjëherë ngjajnë problematike duke përmendur shpesh frazën "po të mbroj nga vetja ime (nga ndarja).

Demi
Kjo është një tjetër nga shenjat problematike; tamam si demat në skenë të përqendruar tek e kuqja, janë të fokusuar tek personi që dashurojnë. Janë shumë të pavarur dhe të orientuar në karierë, por të shqetësuar vetëm për përfitimet materiale.

Frika më e madhe e tyre do të ishte ndikimi që personi i dashur të ketë në mbarvajtjen e jetës dhe qëllimeve të tyre. Saop Demat të jenë në çift, edhe nëse marrëdhënja nuk zgjat, ndikimi i partnerit do ekzistojë tek to për gjithë jetën. Sapo të lejojnë dikë në zemrën e tyre, ky person do qëndrojë atje përgjithmonë një një mënyrë apo një tjetër.

Binjakët
Janë shenjë e ajrit. E shepnzojnë tërë jetën e tyre duke hamendësuar se si të jenë rreth njerëzve dhe se si të përshtaten.

Frika më e madhe e tyre nuk është mënyra se si të qëndrojnë rreth jush apo frika nga mënyra se si të sillen kur janë me ju. Janë shumë të pavendosur; nëse bien në dashuri me ju, do jenë konfuzë rreth çdo gjëje, sepse do vazhdojnë të hamendësojnë se si mundet të qëndrojnë pranë jush dhe njerëzve të tjerë, duke u munduar për të "lundurar" në dy varka; situata të pavendosura do pasojnë.

Gaforrja
Është shenja më ideale dhe e zgjuar kur bëhet fjalë për romancë, të bërë për marrëdhënje afatgjata. Janë të angazhuar, të ndershëm, miqësorë, me imagjinatë, të kujdesshëm; nëse përfundoni të martuar me një Gaforre, e vetmja "luftë" që do keni si çift do jetë ajo se çfarë do dëshironit të konsumoni për darkë. Dhe ka të ngjarë që të bie dakord me ju.

Duket perfekte? Në fakt ka një xanxë të vogël. Janë të pasigurtë deri në një nivel patologjik. Dhe kjo më shumë lidhem me mënyën nëse jeni të lumtur kur ata ju trajtojnë shumë mir. Kjo çon në një sërë grindjesh. Gjithashtu kanë pritshmëri të mëdha nga romancat; çfa i bën të angazhohen në maksimum. Nëse nuk i arrini këto pritshmëri, më tej mund të ketë peripeci të tjera.

Luani
Janë një "rracë" krenare që vlerësojnë krenairnë e tyre dhe mbi të gjitha racionalitetin ekstrem. Kanë frikë vetëm, nga  dashuria vetë. Janë të vetëdikshëm se çfarë mund të sjellin trëndafilat me gjithë gjëmbat e tyre. E dinë që shqisat e tyre do të komprotohen dhe krenaria e tyre do thyhet, dhe kjo do i shkaktonte turp.

Virgjëresha
Fuqia e tyre më e madhe është gjithashtu e meta e tyre më e madhe: aftësia për të parë anën më të mirë të njerëzve rreth tyre. Personalitetet e tyre duken si të pafajshëm dhe shfaqen si të pa aftë për të hyrë në botën e dashurisë. Si rezultat kanë frikë të bien në dashuri për shkak të frikës nga tradhtia. Një frikë konstante në jetën e tyre, herë e madhe e herë e vogël.

Peshorja
Janë tepër të vetëdikshëm për gabimet dhe të metat e tyre. E dinë që s'janë perfekt. Ndaj kjo është frika më e madhe e tyre: frika se mos përfundojnë duke i shfaqur defektet personit që dashurojnë dhe shkaktuar zhgënjim. Nuk e vrasim mendjen nëse i shkaktojnë dikujt dhimbje, pasi kanë një sens të fortë të drejtësisë.

Akrepi
Janë individët më vigjilent dhe të mprehtë që mund të takoni në jetë. Por nga ana tjetër mund të ndodhë që të jenë tej mase paragjykues.

Mund të pikasin të metat e të tjerëve shumë shpejt, por kjo është gjithashtu e meta e tyre më e madhe. Nëse bien në dashuri me dikë, e dinë që ekziston edhe mundësia që të gjejnë dikë tjetër, e më pas të mos e pëlqejnë. Kjo do ta bënte romancën tejet të kripur.

Shigjetari
Janë njerëzit më të "këqinj" me të cilët mund të bini në dashuri. Janë nervozë dhe së brendshmi endacakë, edhe kur vjen puna tek marrëdhënjet. Pas një farë perjudhe, për ta mund të mos ketë kuptim fjala "dashuri".

Nuk kanë frikë; duhet të jetë partneri që duhet të ketë frikë nga ta. Nuk duan kurrë që tjetri të jetë tejet rehat dhe i qëndrueshëm në një marrëdhënje; kjo thjeshtë sepse do të thotë "stabilizim". Për ta gjithçka duhet të jetë një aventuar e përhapur dhe njerëzit duhet të qëndrojnë vetëm në këtë aventurë.

Bricjapi
Janë besnikë deri në nivelin e kokëfortësisë. E kuptojnë që edhe nëse gjërat nuk funksionojnë, besnikëria e tyre nuk do nxitojë të largohet nga ana e tyre e krevatit. Kjo është frika më e madhe e tyre.

Ujori
Ekzistojnë shpesh kohë paradoksale në mënyrën se si kjo shenjë ka pritshmëri të larta për veten dhe krenari të madhe. Kur bien në dashuri me dikë, e dinë që duhet ta përpunojnë në njëfarë mënyre veten, dhe kjo është një barrë shumë e rëndë. Do kenë vazhdimisht frikë se mos nuk marrin aprovimin tuaj dhe frikë se mos ju zhgënjejnë.

Peshqit
Frika më e madhe e tyre është që të mos nxirren nga "uji" i kontrollit të vetes së tyre, të cilin e pretendojnë. Kanë frikë nga vulnaribiliteti që vjen nga ndarja e sekreteve më të errëta me personin që duan. Kanë gjithashtu frikë nga fakti se partneri i tyre thjeshtë mund t'jua lehtësojë këtë tendencë, dhe kjo sërish do t'i bënte tejet emocional./Oculus News

Përse ke frikë të biesh në Dashuri sipas shenjës së Horoskopit Përse ke frikë të biesh në Dashuri sipas shenjës së Horoskopit Reviewed by Marion Mardodaj on 10/21/2017 10:01:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.