Gruaja tenton të vjedhë një të kuq buzësh pasi fitoi 1 milion dollarë llotari

Yokatia Rodriguez

 Një gjykatës në Masaçusas të SHBA-ve u surprizua kur dëgjojë se një grua që pak javë më parë kishte fituar një llotari prej 1 milion dollarësh u mundua të vjedhë një të kuq buzësh, dhe më pas fajësojë djalin e saj.

Mediat e Masaçusesit raportojnë se policia lokale ka arrestuar 40-vjeçaren Yokatia Rodriguez, me akuzën e tentativës së vjedhjes së një të kuqi buzësh me vlerë 80 dollarë.

Gjyqtari Robert Stephen e akuzon Stephen për tentativë vjedhjeje.

Ajo u dënua me 30 ditë burg dhe një gjobë prej 2,000 dollarësh.

Stephen ia lehtësoi akuzën Rodrigues-it me gjysmën e gjobës dhe 15 ditë burg nëse nuk do të përfshihej në vjedhje të ngjashme në të ardhmen për të paktën një vit.

Sipas policisë lokale rreth një muaj më parë Rodriguez kishte blerë një llotari në "Main Street Haverhill", dhe fitoi 1 milion dollarë.

Rreth një muaj më vonë, ajo shkoi të bënte pazar në market.

Shpenzojë rreth 520 dollarë.

Në karrocën e saj të shpenzimeve gjendej një buzëkuq me vlerë 80 dollarë, i pa paguar.

Oficeri i parandalimit të vjedhjeve, Michael Frawley e vëzhgoi gruan dhe djalin e saj, dhe i ndaloi.

Rodrigues i mohoi akuzat duke fajësur djalin e saj për pakujdesi.

Ndërkaq gjykatësi shpërtheu ndaj saj duke e akuzuar se i ka dërguar mesazhe të gabuara djalit.

Rodrigues është e zotuar për ta apeluar vendimin me argumentin se nuk kishte qëllim që të vidhje të kuqin e buzëve.

Ndërkohë që çështja është akoma në proces. /Oculus News
Previous Post Next Post