Loading...

Sekretet që nuk duhen fshehur kurrë nga Partneri

Sekretet që nuk duhen fshehur kurrë nga Partneri

 Shumë ekspertë martesash besojnë tek mos mbajtja e sekreteve. Mënyra racionale për të zbuluar gjithçka është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: të gjitha "letrat" mbi tavolinë. Të zbulosh gjithçka, kjo është një shenjë ndershmërie, integriteti dhe kurajoje.

Ja sekretet e zakonshme që nuk duhet t'i mbahen kurrë sekret partnerit sipas ekspertëve:

1. Sekretet e shkuara
Ekziston koha dhe vendi për gjithçka, dhe zbulimi i të shkuarës është një shembull i mirë. Ky bashkëbisedim zakonisht ndodh në fazat e para të një marrëdhënje serioze - përpara martesës.

E shkuara mund të mos ju përcaktojë, por ju ka formësuar, dhe të ndarit e sekreteve të së shkuarës e ndihmon partnerin të kuptojë çfarë personi jeni bërë. Histori abuzimi, alkooli, familja, histori seksuale janë shembuj të ndodhive të shkuara.

2. Sekretet që lidhen me shëndetin
"Në sëmundje dhe shëndet" është një nga togfjalëshat që citohet në ceremonitë martesore. Shumica e njerëzve të cilët nuk tregojnë problemet shëndetësore e bëjnë për arsye të mira, ose besojnë se mund t'ja dalin vetë.

Në shumicën e rasteve problemet shëndetësore mund të jenë një barrierrë e madhe në marrëdhënje, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse partneri ju dashuron dhe kujdeset për ju, do të qëndrojë në krahun tuaj i/e palëkundur.

3. Sekretet financiare
Shumica e statistikave tregojë se 40 deri në 50 përqind të partesave që përfondojnë në divorce, ndodhin për shkak të problemeve financiare. Dy njerëz me qasje të ndryshme ndaj parasë, për shembull kur njëri është blerës i madh dhe tjetri kursimtarë i rreptë, duhet të përfarojnë diferencat dhe të gjenë një kuptim të përbashkët.

Nuk janë më paratë e tij apo asaj, por janë paratë e të dyve. Transparenca financiare është shumë e rëndësishme kur bëhet fjala për lumturinë dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënjes.

4. Sekretet e marrëdhënjeve
Ekspertët e marrëdhënjeve ndryshojnë në mendime kur vjen fjala nëse marrëdhënjet e shkuara duhet apo jo të mbahen sekrete.

Sigurisht që nëse është një ish i cili ndikon akoma tek ju, partneri duhet të jetë në dijeni.

5. Sekretet e intimitetit
Marrëdhënja është një përvojë thellësisht intime që përfshin komunikimin konstant. Madje edhe çiftet e martuara prej vitesh kanë probleme kur vjen puna për të shprehur ndjenjat e vërteta. Kjo ndodh kryesisht kur një person ndjen që nevojat e tij apo saj racionale nuk janë plotësuar.

Shmangja e komunikimit për nevojat emocionale, qëllimet dhe ëndërrat, dëshirat seksuale dhe çdo gjë, krijon probleme në marrëdhënje. Mungesa e komunikimit konsiderohet nga shumica e ekspertëve si shkaku kryesorë që pengon lumturinë dhe çon në pakënaqësi.

Zgjidhja e shumicës së problemeve në një marrëdhënje është komunikimi efektiv. Komunikimi është çelësi i parandalimit të problemeve.

Kushtoni kohë dhe përpjekje për të komunikuar me partnerin, edhe nëse çështja mund të jetë e vështirë. Mbajtja hapur e linjave të komunikimit do ndihmonte në ruajtjen e intimitetit, dashurisë dhe devotshmërisë për njëri-tjetrin./Oculus News
Sekretet që nuk duhen fshehur kurrë nga Partneri Sekretet që nuk duhen fshehur kurrë nga Partneri Reviewed by Marion Mardodaj on 6/10/2017 10:16:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.