Gjykata e Islamabadit, Pakistan, ka dënuar me vdekje një shtetas shiit të saj me akuzën-arsyetimin se ka postuar në Facebook informacione që Gjykata i ka konsideruar si sharje e zotit.
Taimoor Raza, 30 vjeç, është personi i akuzuar.
Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016, në Facebook përmbajtje fyese për liderët fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.Sipas ligjeve të Islamabadid, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.
Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë./Oculus News
Tags
E çuditshme