Loading...

Mënyrat e Kulturuara se si një femër refuzon një Propozim

Mënyrat e Kulturuara se si një femër refuzon një Propozim

 "Është një femër e thjeshtë, e bërë për t'u dukur e komplikuar nga një mashkull, i cili nuk është i aftë t'i dhurojë asaj gjërat që meriton..."

Këto rradhë jan shkruar nga R.H. Sin për të nxjerrë në pah thjeshtësinë e një femre të maskuar prapa kompleksitetit të pakënaqësisë. Femrat janë më emocionale dhe përgjedhëse kur vjen puna për një marrëdhënje. Qëndrojnë të kufizuara në vehten e tyre derisa të gjejnë personin e duhur. Prandaj ndoshta kjo është arsyeja që kur propozohen nga një mashkull, ndihen keq për të kthyer menjëherë përgjigje. 

Edhe në këto raste femrat kanë zhvilluar mënyrën e tyre diplomatike të refuzimit përgjatë viteve për t'i thënë me kulturë "jo" një mashkulli që nuk është i aftë të përmbushë pritshmëritë e saj. Në vijim po paraqesim refuzimet diplomatike më të zakonshme të femrave.

1. Nuk jam e gatshme për një marrëdhënje në këto kohë
Nëse nuk është e interesuar për ju, kjo është mënyra ekzakte me të cilën ajo do shprehet për të bërë që të mos ndiheni keq menjëherë duke ju thënë indirekt se nuk është e interesuar.

2. Ndjej se duhet të gjej veten tani
Kur një femër nuk sheh gjë tek ju që ta bëjë të lumtur, ajo vjen me këtë shprehje që do të thotë më mirë preferon të qëndrojë e vetme se sa me dikë si ju.

3. Thjeshtë nuk të mendoj në atë mënyrë
Kjo është shprehja më e zakonshme kur një femër ka njohur një mashkull për njëfarë perjudhe. Kjo nënkupton se ky mashkull është thjeshtë një mik për të.

4. Nuk është çasti i duhur, por ndoshta...në të ardhmen
Shumë femra që preferojnë të mbajnë një qëndrim asnjëanës përdorin këtë shprehje. Kjo do të thotë se femra po e shijon vëmendjen tuaj por nuk do të rrëshëqasë në mbërthimin tuaj.

5. Jam e lidhur
Ndonjëherë një femër do të gënjejë duke thënë se është e lidhur për të mos shkaktuar pakënaqësi.

6. Jam shumë e zënë këtë javë
Kjo shprehje është shumë popullore kur vjen puna për të refuzuar një lidhje. Ndonjëherë kjo femër mund të jetë vërtetë e zënë, por në të shumtën e rasteve mund të jetë duke dalë me mikun e saj në vend që të dalë me ju.

7. Kur nuk i përgjigjet thirrjeve apo mesazheve
Ndonjëherë pasi konsaton interesin tuaj, një femër mund të mos ju përgjigjet në celularë dhe ndaj mesazheve sepse nuk është e interesuar për ju, ndihet e ngathët për t'ju refuzuar sepse të rënit në dashuri pas asaj nuk është faji juaj. Në këtë rast duhet ta lini të qetë e të respektoni vendimin e saj.

8. Ju shmang krejtësisht çdo herë
Nëse ju refuzon me takt çdo herë, do të thotë se duhet të shihni për tjetër femër që mund t'ju përshtatet plotësisht.

Megjithëse femrat janë diplomatike nga natyra, nuk janë edhe aq të komplikuara. Në fakt ato i mbajnë idetë dhe ndjenjat e tyre të kyçura në mendjen dhe zemrën e tyre derisa të gjejnë personin e përshtatshëm. /Oculus News
Mënyrat e Kulturuara se si një femër refuzon një Propozim Mënyrat e Kulturuara se si një femër refuzon një Propozim Reviewed by Marion Mardodaj on 5/27/2017 05:58:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.