Kjo lloj kafejeje është bërë traditë prej dekadash duke qenë prezente në familjet shqiptare dhe padyshim që çdo familje e ka në shtëpi të paktën një pako me kafe turke.
Por me siguri që nuk ju kanë "rënë në vesh" disa sekrete të veçanta të saj:
1. Kafeja nuk ka lidhje me TurqinëKjo kafe nuk quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, por është mënyra se si ajo bëhet që i jep asaj këtë emër. Zakonisht e zier me ujë dhe sheqer sipas dëshirës.
Të dhënat tregojnë se kafeja turke është konsumuar në fillim në Jemen në shekullin e 15-ë.
Të dhënat historike nxjerrin në pah se kafeteria e parë në Stamboll është hapur në vitin 1641.
2. Sekreti shijes qëndron tek ajka
Kafeja e mirë dallohet tek ajka e grumbulluar në sipërfaqen e masës së lënghsme të filxhanit. Ajka e ndihmon atë që të mbajë sa të jetë e mundur shije të njëjtë në të gjithë masën e lëngshme të kafesë dhe të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë e ngrohtë.
3. Kafeja me kripë
Për të përcaktuar nivelin e burrërrisë në kulturën turke, në kafenë e dhëndrit pretendend i shtohet kripë. Kripën ia hedh vajza pretendende për t'u martuar.
Nëse vajza hedh shumë kripë, atëherë nuk është e interesuar për mashkullin. Sa më pak kripë vajza i hedh kafesë, aq më shumë e interesuar është për të kaluar jetën me këtë mashkull.
4. Kafeja turke mbrohet nga UNESCO
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.
5. Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë
Ekspertët e kulinarisë sugjerojnë që kafeja turke të shoqërohet me një gotë ujë pasi uji ndihmon në të shijuarit e plotë të kafesë duke pastruar njëkohësisht qiellëzat e gojës nga llumi që ngelet në fund.
6. Tradita e do që kjo kafe të shoqërohet me një llokum
Rituali tradicional i kafesë turke nuk është i plotë nëse nuk shoqërohet me një llokum./Oculus News
Tags
Kulture