Loading...

Shenjat e Horoskopit si Katastrofa Natyrore

Shenjat e Horoskopit si Katastrofa Natyrore

 Si do ishin shenjat e horoskopit nëse do ishin katastrofa natyrore?
Ndoshta shenja juaj mund të jetë si një vullkan? Ndoshta si një tërmet? Cunami?

Mos hamendësoni më sepse në vijim po paraqesim se çfarë lloj katastrofe natyrore do të ishte shenja juaj.

Dashi është si një vullkan, janë në gjendje të shpërthejnë në çdo moment. Si vullkani, dashi është i paparashikueshëm dhe mund të shpërthejë në çdo çast. Kur humbasin durimin nuk janë gjë tjetër veçse shpërthyes, ndaj mendohuni mirë kur të ngatërroheni me ta!

Dashi-vullkan

Demi është si tërmeti, i cili bie rrallë por kur bie bën dëme të jashtëzakonshme. Në përgjithësi demi përpiqet që ta shmangë kaosin kur mundet, por kur ndodhen në një qoshe dhe nuk kanë nga t'ja mbajnë, mund të shpërthejnë me një fuqi të madhe, njëjtë si një tërmet.

Demi-tërmet

Binjakët janë si stuhi ere, nervozë dhe vështirë të ulen. Tamam si një stuhi ere; ata bëjnë çdo gjë me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.

Binjakët-stuhi rëre

Gaforrja është si një valë batice. Gaforrja mund të ketë luhatje të forta në emocioneve që mund të karakterizohen me fuqinë e një vale batice. Mundohen të mbajnë gjakftohtësinë por kur kalojnë limitet e tyre mund të bëhen të rrezikshëm.

GAforre-baticë

Luani është si zjarr në pyll, sapo ndizen, është ekstremisht e vështirë t'i ndalosh. Shpejtësisht të përhapshëm dhe vështirë për t'i ndaluar. Mund të shkojnë me 100 kilometra në orë vetëm në një kaptisje syre, ndaj mos u mundoni t'i provokoni.

Luani-zjarr në pyll

Virgjëresha është si ortek. Virgjëresha ka fuqinë dhe vullnetin e një orteku, i cili i mundëson ata të ndërmarrin shumë sfida në jetë pa u dekurajuar. Thjeshtë vazhdojnë të lëvizin derisa më në fund të arrijnë fitoren e asaj që kanë pasur në mendje.

Virgjëresha-ortek

Peshorja është si një muson, të shpejtë dhe të paparashikueshëm. Peshorja mendon shpejt dhe ka një cent paparashikueshmërie që i bën të vështirë të tjerët të jenë të sigurtë plitësisht tek ta. Dhe për këtë arsye mund të jenë një muson tropikal.

Peshorja-muson

Akrepi është si një bubullimë: të errët, misterioz dhe destruktiv. Akrepi ka një cilësi të errët dhe misterioze dhe të lindurit e kësaj shenja kanë një energji të papërshkrueshme të ngjashme me atë të një bubullime.

Akrepi-bubullimë

Shigjetari është si një tornado, i fortë dhe plotë energji. Për shkak të energjisë jo afatgjatë por të fuqishme, shigjetari mund të ishte si një tornado. Kur vazhdojnë rrugën e tyre janë një mrekulli për tu parë nga larg, por mos u afroni sepse mund të jenë të rrezikshëm.

Shigjetari-tornado

Bricjapi është si një stuhi dëbore. Zakonisht bricjapët janë njerëz të mirë por kur kalojnë në anën e errët të tyre mund të bëhen ekstremisht të ftohtë dhe dinë ekzaktësisht si të veprojnë. Për këtë arsye ata mund të jenë një stuhi dëbore.

Bricjapi-stuhi dëbore

Ujori është si një asteroid, në thelb janë nga një planet tjetër. Ujori ka një personalitet të rrallë dhe unik që është njëkohësisht intrigues dhe i rrezikshëm nëse ua pengoni rrugën..., duke qenë kaq të pazakontë mund të jenë një asteroid.

Ujori-asteroid

Peshqit janë si një përmbytje uji, të thellë dhe pakalueshëm. Ndonjëherë peshqit mund të jenë aq shumë të dërrmuar nga jeta saqë ndjejnë sikur janë përmbytur nga emocionet e tyre, duke i bërë shumë të përshtatshëm me krahasimin e një përmbytjeje ujore.

Peshqit-përmbytje

/Oculus News
Shenjat e Horoskopit si Katastrofa Natyrore Shenjat e Horoskopit si Katastrofa Natyrore Reviewed by Marion Mardodaj on 4/29/2017 11:27:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.