Dietat, trajtimet, aerobia...ndonjëherë bëhen të dhimbshme kur vjen puna për të rënë nga pesha.
Kryesisht nëse jeni hamës dhe nuk mund të kontrolloni të ngrënit.
Ngadalë dhe gradualisht në këtë mënyrë e gjithë rutina bëhet një makth më vete. Zgjidhja: "Akupresura".
Lajmi i mirë këtu është se përveç të vjellave, përzierjes, dhimbjes së shpinës e të kokës, është edhe "Akupresura" një zgjidhje shumë e dobishme dhe pa efekte për humbjen në peshë.Një teknikë e thjeshtë e "akupresurës" mund të ndihmojë të kontrolloni oreksin dhe urinë dhe në të njëjtën kohë përmirëson aktivitetin e aparatit tretës.
Si ndodh kjo?
Shpenzoni disa minuta në ditë duke ushtruar presion me gisht pranë lëkurës në pjesën trekëndore që ndodhet në pjesën e poshtme të veshit siç shihet në foton e sipërme.
Hapini dhe mbyllini nofullat e gojës duke mbajtur njëkohësisht gishtin në atë vend dhe kërkoni për atë pikë që ka lëvizshmërinë maksimale.
Kjo është pika më aktive mes veshit dhe nofullës.
Tani qëndroni aty, ushtroni presion të moderuar tek kjo pikë për të paktën një minutë, disa herë në ditë; kaq e lehtë është!
Kombinojeni këtë teknikë me ushqime të shëndetshme dhe ushtrime të moderuara dhe do të shihni shumë shpejt rezultatet se si do të humbisni peshë në mënyrë natyrale./Oculus News
Tags
Dieta