Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë nga goditjet në zemër

Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë nga goditjet në zemër


 Megjithëse ekzistojnë lëngje dhe mënyra të ndryshme për të pastruar arteriet, natyra na ka pajisur me ushqime që bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë natyrale dhe të sigurtë.

Shega, brokoli, hurma dhe boronica e kuqe janë ndër ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe që rriten në Shqipëri.

1. Avokado

Avokado

Studimet kanë treguar se konsumimi ditorë i avokados ndikon në përmirësimin e kolesterolit në gjak (HDL). Ky lloj kolesteroli ndihmon për t'i mbajtur arteriet e pastra.

2. Asparagus


Asparagusi është një pastrues natyral i arterieve. Ndihon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe parandalon mpiksent që shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

3. Shega

Shega

Ky frut i rëndësishëm përmab fitokimikate që veprojnë si antioksidantë duke parandaluar veshjen e arterjeve. Shega nxit trupin që të prodhojë "nitric oxide", i cili ndihmon për të mbajtur gjakun dhe arteriet e hapura.

4. Brokoli

 Brokoli

Është i pasur me vitaminë K, e cila ndihmon që kalciumi të mos dëmtojë arteriet. Është gjithashtu i pasur me fibra që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

5. Hurma
Hurma

Hurmat përmbajnë tepër antioksidantë dhe polifenole, të cilat ndihmojnë në uljen e LDL-së dhe triglicerinës, gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe pastrimin e arterieve.

6. Kanella

Kanellë

Kanella ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit dhe pastrimin e pllakëzave bakteriale. Kanella është përplot me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskularë duke ruajtur gjakun nga oksidimi.

7. Boronica e kuqe

Boronica e kuqe

Boronica është një tjetër antioksidant që redukton LDL-në dhe rrit nivelin HDL të kolesterolit. Në fakt konsumimi i rregullt i boronicave ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të zemrës me 40%.
Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë nga goditjet në zemër Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë nga goditjet në zemër Reviewed by Marion Mardodaj on 2/25/2017 09:25:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.