E dini që ne njerëzit kemi aftësi të pabesueshme në trupin tonë?
Mund të shokoheni kur të mësoni se si trupi ynë ka disa aftësi të pazakonta. Të gjitha gjërat e listuara më poshtë janë aftësi që mund të ketë çdo njeri në situata të caktuara.
1. Mund të parashikojmë motinPo, kjo është e vërtetë. Ata që janë me arktrit do të ndihem më mirë përpara një stuhie. Një luhatje e presionit atmosferik mund të shkaktojë ulje të presionit të lëngjeve në trup dhe kjo shkakton dhimbje. Këto gjëra janë vërtetuar shkencërisht tashmë.
2. Mund të parashikojmë të ardhmen
Në nivelin e ndërgjegjes, e ardhmja mund të duket e pamundur por zemra mund të dijë të thotë se çfarë do ndodhë. Pjesëmarrësit e një studimi po vëzhgonin një set fotografishë, disa foto ishin neutrale, të tjera u krijuan për të penguar një përgjigje. Në këtë studim, rezultatet treguan se rrahjet e zemrës u rritën ndërsa po shfaqej një foto e re; rrahjet e zemrës u rritën rreth 10 sekonda më parë se fotoja të shfaqej. A e di zemra jonë se çfarë do ndodhë?
3. E nxjerrim në pah afeksionin për dikë
Keni dobësi për dikë? Shmangni kontaktin me sy me të? Studimet thonë që sytë tanë zmadhohen kur shohim dikë që duam. Kontollohet nga sistemi ynë nervorë simpatetik dhe ndodh gjithmonë kur shohim doçka të bukur që na kënaq. Nëse nuk dëshironi të shihni sytë tuaj të zmadhohen, shkoni në një vend të errët, në mënyrë që sytë të mos tradhtojnë.
4. Jemi të mbifuqishëm
Të gjithë keni dëgjuar rreth konceptit kur një nënë bëhet e aftë sa të ngrejë një makinë kur fëmija i saj është në rrezik. Kjo mund të ndodhë në njëfarë kuptimi. Sapo adrenalina të lëshohet gjatë një situate stresante, prisni një situatë të pazakontë. Rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja rriten, sistemi tretës do pushojë. Kjo i ndihmon muskut të tkurren më shumë, duke bërë të mundur të bëhemi edhe më të fortë.
5. Mund të shohim me veshë
Nëse qëllon aksidentalisht që të bëhemi të verbër, memi akoma një mundësi të kuptojmë se çfarë ndodh rreth nesh. Trupi do të përqendrohet tek veshët për t'iu përshtatur shikimit. Nëse keni dëgjuar për "ekolokacionin", të njëjtën gjë bëjnë lakuriqët e natës gjatë natës. Kjo është aftësia për të imagjinuar se çfarë ndodh rreth nesh duke përdorur tingujt që dëgjojmë. Daniel Kish është një motorçiklist profesionist i verbër dhe përdor "ekolokacionin".
6. Mund ta ngadalësojmë kohën
E keni parë filmin "Matrix"? Ekziston një pjesë në film ku plumbat shihen tek lëvizin ngadalë, ku koha ngadalësohet dhe shihet çdo gjë qartë. Disa oficerë policie dhe të tjerë njerëz që kanë qenë në pozita të ngjashme thonë se kanë parë gjëra që të lëvizin me ngadalë, taman si nëpër filma. Derisa truri është ekstremisht i alarmuar, do të filloni të mendoni shumë shpejt, dhe çdo gjë rreth nesh duket e avashtë. Nëse mund ta bëjmë këtë gjë çdo herë, atëherë do të jemi të aftë t'i bëjmë gjërat më me shpejtësi.
Tags
Kuriozitete