Shkenca zbulon se si lloji i Personalitetit ndikon në Sistemin Imunitarë të organizmit

 Personalitetit ndikon në Sistemin Imunitarë të organizmit

 Një studim i ri tregon se personaliteti ynë, ose më saktë mënyra se si ne i menaxhojmë momentet emocionale në jetë lidhet me mënyrën se si sistemi imunitarë ndihmon trupin nga sëmundjet.

Mënyra se si ne reagojmë ndaj stresit është thjeshtë një trajtë e personalitetit e cila ndikon në shëndetin tonë. Për shembull, nëse jeni një personalitet reagues, mund të vuani nga shëndeti i dobët në formën e presionit të lartë të gjakut. Megjithëse lidhja mes stresit dhe shëndeti është e njohur, lidhja mes personalitetit dhe sistemit imunitarë është diçka që vetëm studimet e fundit kanë qenë në gjendje ta shpjegojnë.

Personaliteti kontrollon sistemin imunitarë, sipas një studimi të ri
Ekzistojnë një sërë trajtash të personalitetit që shohim në njerëz të ndryshëm. Psikologët studiojnë trajtat e personalitetit që janë të qëndrueshme përgjatë kursit të jetës adulte të njeriut, për shembull ne jemi të prirur të jemi më tepër introvert ose ekstrovert, optimist ose pesimist, mendjehapur ose mendjengushtë.

Trajtat e personalitetit që kontrollojnë sistemin imunitarë në funksionim
Studiuesit thonë se një sërë dimensionesh të personalitetit, përfshirë represionin, optimizmin, armiqësinë,  introversionin dhe eksptraversionin, lidhen me parametrat e imunitetit. Le të shohim më tej këto trajta të personalitetit dhe përse mund të lidhen me funksionimin imun.

Të mohuarit e ndjenjave negative ndaj vetes dhe të tjerëve njihet si "represioni i emocioneve". Represioni i emocioneve negative lidhet me një reagim më të dobët të sistemit imunitarë se sa ata njerëz që i shprehin menjëherë emocionet negative.

Pesimizmi ose një gjendje e rëndë shpirtërore që lidhet me ngjarjet e jetës, sipas studimeve të fundit lidhet me një aktivitet të ulët të qelizave T të sistemit imunitarë. Një qasje optimiste ndaj jetës lidhet me sistem të mirë imunitarë. Armiqësia, ose reagimet negative ndaj ngjarjeve të jetës lidhen me efekte negative të sistemit imunitarë.

Stili i pushtetit është perspektiva jonë nëse mendojmë se kemi në kontroll ngjarjet e jetës apo nuk kemi në kontroll atë çfarë na ndodh në jetë. Njerëzit me një stil të brendshëm të pushtetit e dinë se mund t'i bëjnë gjërat më mirë kur përballen me ngjarje negative. Njerëzit që kanë një stil pushteti të jashtëm e shohin jetën si ngjarje që ndodhin dhe që nuk kanë asnjë mundësi për të kontrolluar gjendjen e tyre shpirtërore apo ambjentin.

Ekstrovertët, të cilët janë të prirur të kenë një sistem më të madh suporti me një sërë miqsh, kanë reagime më të ulta ndaj stresit në trup dhe rezistencë më të mirë ndaj viruseve të zakonshme të të ftohtit. Introvertët kanë mungesë më të theksuar të suportit shoqërorë se sa ekstrovertët, çka do t'i ndihmonte ata të zhvillonin gjendjen e tyre shpirtërore gjatë kohës duke ndarë me të tjerët mërzitë e tyre.

Mënyra se si menaxhojmë stresin ndikon në sistemin imunitarë
Të gjithë e dimë që stresi është vrasës, por stresi lidhet pjesërisht me mënyrën se si përpunojmë një moment emocional frustrues dhe se si reagon ndaj trupit. Stresi kronik lidhet me një sërë problemesh shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në zemër. Sidoqoftë, tani jemi të qartë që stresi mund të reduktojë imunitetin ndaj sëmundjeve të tjera.
Shkenca zbulon se si lloji i Personalitetit ndikon në Sistemin Imunitarë të organizmit Shkenca zbulon se si lloji i  Personalitetit ndikon në Sistemin Imunitarë të organizmit Reviewed by Marion Mardodaj on 7/24/2016 03:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.