Zakonisht doktorët na shërojnë, dhe nëse nuk janë psikopatë do bëjnë më të mirën e tyre që të mos na lëndojnë.
Duke pasur parasyshë që doktorët punojnë me ne kur trupi ynë është i dobët, bëhet i paevitueshëm fakti që ndonjëherë, një ndërhyrje e doktorit mund të vrasë, në vend që të shërojë.
1. Majkëll XheksonMajkëll Xhekson po përgatitej për një tur të ri kur papritur vdiq në vitin 2009. Shkaku i vdekjes së tij ishte një anestezik i fuqishëm - propofoli.
Mund të keni ndeshur në propofol nëse keni keni marrë një anestezik të përgjithshëm. Doktori i Xheksonit e përdorte propofolin për të trajtuar sëmundjen e insomnias së Xheksonit të shkaktuar nga stresi që vinte nga koncerti i rradhës që do të mbante. Të përdorësh proponil për të fjetur një natë gjumë është njësoj sikur të përdorësh një bombë atomike për të hapur një gropë për të mbellur domate.
Doktori u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burgim për vrasje pa paramendim dhe u lirua pas dy vjetësh.
2. Sigmund Frojd
Jo të gjithë njerëzit e famshëm që vdiqën në duart e doktorëve të tyre janë viktima të neglizhencës dhe injorancës. Zakonisht për Frojdin citohet të ketë thënë se "ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare." Por në fakt një cigare është shkaku i kancerit oral të psikiatrit të famëshëm, i cili tymoste më tepër se 20 cigare në ditë.
Në dekadën e fundit të jetës së tij Frojdi vuante nga kanceri në gojë. Kur erdhi në fund të jetës, Frojdi i tha doktorit të tij se dëshironte të largohej pa dhimbje nga kjo botë. Me kërkesë të tij, doktori ia lehtësojë dhimbjen me injeksione morfine.
3. Xhorxh Uashingtoni
Uashingtoni ishte duke kalëruar dhe drekuar jashtë në diell, pa ndërruar rrobat e tij të njoma që kishte veshur, dhe ditën tjetër raportohet se kishte gdhirë me fyt të enjtur. Kur gëlltitjet e presidentit u bënë të padurueshme, ai kërkoi mjekim, dhe doktori i dha mjekimin më të preferuar të kohës, që ishte me çpim dhe rrjedhje gjaku. Kur ky mjekim dështoi, një doktor i dytë i çau flluskat dhe të enjturat në fyt për të nxjerrë jashtë qelbin dhe lëngjet, presidentit i rrodhi sërish gjak. Më pas iu dha një klizmë dhe iu tha të villte. Të gjitha këto ndërhyrje e dobësuan presidentin duke bërë që infeksioni të përkeqësohej.
Fjalët e fundit të Uashingtonit ishin: "Doktor, unë vdes fuqishëm."
Tags
Kuriozitete