Loading...

3 arsye shokuese përse njerëzit hiqen sikur kanë sëmundje të Keqe

 Shumë njerëz kanë sajuar histori të ekzagjeruara sikur janë sëmurë me sëmundje të keqe për të mos vajtur në shkollë apo në punë, të tjerë kanë përdorur të njëjtën taktikë për t'i çuar gjërat në ekstrem.

Qoftë për para, për simpati, apo thjeshtë për të mbuluar problemet personale, sajesa e sëmundjeve të tilla është zbuluar përherë nga autoritetet apo nga turpi universal.

1. Për të bërë dasmën e ëndërrave

përse njerëzit hiqen sikur kanë sëmundje të Keqe

 Në vitin 2010 Jessica Vega sajojë sikur ishte e sëmurë me një kancer të kategorisë së fundit. I fejuari i saj dhe pjesa tjetër e familjes punuan shumë shpjet për t'i dhuruar asaj dasmën e ëndërrave përpara se të vdiste. Duket si një gjë e hijshme për të bërë për një grua që është në fund të jetës së saj.

Vega shkoi aq larg saqë rrojti kokën dhe gënjeu atë që do bëhej burri i saj. Ajo u miqësua me pronarin e një dyqani fustanesh nusërie në Nju Jork, i cili i dhuroi asaj fustanin më të bukur të nusërisë që kishte. Të tjerë miq i dhuruan bileta për të kaluar muajin e mjaltit në Aruba. Një sërë bizhuterishë iu dhuruan asaj, gjithashtu shpenzimet e dasmës ia paguan të tjerët.

Sidoqoftë, gjërat ishin duke shpërthyer. I fejuari i saj, O'Connell, i cili kishte edhe një fëmijë me Vegan, qënroi me të edhe 4 muaj pas martesës. Ai e kuptoi që ajo po gënjente pasi gjeti një letër të shkrojtur nga doktori i saj për kancerin. O'Connell ia dorëzoi letrën gazetës lokale për publikim, autoritetet filluan të hetonin. Ndërsa O'Connell mori vajzën dhe shkoi në Virxhinia, dhe u divorcua me Vegan.

Të gjithë u befasuan me Vegan, burri i saj mendoi se ajo ishte e sëmurë mendërisht. Ajo u arrestua për prapësi. U detyrua të paguente 13,000 dollarë për prapësi dhe u lirua nga burgu pas 50 ditësh. Por "përralla" nuk mbaron këtu. Në vitin 2012, pasi Vega mbaroi punë me gjyqet, ajo dhe burri i saj u lidhën sërish dhe bënë një fëmijë të dytë. O'Connell tha: "U përpoqa ta urrej".

2. Për t'u fshehur nga të qenit shefi i mafias dhe mos qëndruar në burg


Vincente Gigante

Vincente Gigante ishte për dekada me rrallë një ndër kokat e mafies së Nju Jorkut. Por ai i shpëtoi burgut duke pretenduar se ishte skicofren. Ai e luajti shumë mirë rolin e skicofrenit duke mashtruar një sërë agjentësh të FBI-së, psikanalistësh, psikologësh e madje edhe figura të tjera të botës së mafias, të gjithë menduan vërtetë se Gigante ishte shumë i çmendur për të qenë ai tipi i dhunshëm, që në të vërtetë ishte.

Sa herë që ai u akuzonte për një krim, avokatët e tij pretendonin se koecifienti i inteligjencës së tij ishte nën mesataren dhe se nuk ishte i aftë. Jetonte me nënën e tij në një fshat në Greenwich në një apartament dhe është parë shpesh duke shëtitur me pizhama rreth shtëpisë dhe duke murmuritur me veten.

Në fillim ai përdori me sukses faljet për paaftësitë mendore në vitin 1969. Për vitet në vazhdim, asnjëri nuk ishte i aftë të gjente qoftë edhe një provë që ai nuk ishte i çmendur siç pretendonte. Bosi i njohur i mafias, John Gotti, atëherë thoshte se Gigante ishte aq i çmendur sa edhe një dhelpër, për shkak të aftësisë së tij për të mashtruar drejtësinë.

Në vitin 1933 ai mori shumë akuza si koka e familjes Genovese. Paravësisht se avokatët e tij pretendonin se ai ka qenë në spitalin psikiatrit 28 herë që nga viti 1069 e deri në vitin 1995, ai u gjykua i aftë dhe u dënua në vitin 1996. Gjykatësi që u mor me çështjen e tij theksoi se sëmundja e tij mendore nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim. Në vitin 1997, Gigante u dënua me 12 vite burg dhe me nje një gjobë prej 1.25 milion dollarësh. Vdiq në vitin 2005, në moshën 77 vjeçare.

3. Për të fshehur dhënjen pas pornografisë


dhënjen pas pornografisë

Dukej se Michael Gguglielmucci ishte totalisht një pasot i ri e i pafajshëm kur plasi skandali seksual në Kishën e Melburnit. Kjo bëri që ai të fitonte simpati ndërkombëtare, si një kristjan i devotshëm, por kjo lojë mori fund kur ai u demaskua në vitin 2008.

Në vitin 2006, Guglielmucci i tha kongregacionit të tij se kishte kancer në gjak. Ai shkoi shumë larg për të ruajtur mashtrimin e tij duke rruajtur kokën dhe vendosur maskë oksigjeni. Ai e përdori këtë sëmundje tragjike për të shkruajtur një këngë të Ungjillit, "Shëruesi", e cila u bë një hit ndërkombëtarë. Në një moment dramatik, ai vendosi maskën e oksigjenit ndërsa po këndonte në skenë. Kënga u bë aq e famshme, saqë u vendos në albumin e Kishës së Sindejt. Shumë shpejt miqtë e tij hapën një faqe Facebooku për të marrë donacione për të, gjë që e komplikojë edhe më shumë situatën.

Më në fund ai e pranoi mashtrimin që kishte bërë përpara një televizioni australjan, dy vjet pas njoftimit.  Por këtu nuk përfundon kjo përrallë e çuditshme: Arsyeja se përse Guglielmucci mashtroi ishte që të fshihte dhënjen qe kishte pas pornografisë, të cilën babai i tij pretendonte se i kishte që në moshën 12 vjeçare. Përgjatë 16 viteve të mëtejshme, problemi sa vinte e keqësohej, ndërsa ai shërbente në Kishë, madje edhe u martua. Më në fund ai e sajoi historinë sikur ishte me sëmundje të keqe, sepse kjo do i mundësonte që të bënte një jetë të dyfishtë.

Në fakt prindërit e tij nuk e dinin se ai po mashtronte dhe u shokuan kur ai tha të vërtetën. Pasi tregoi mashtrimin, gruaja e tij nisi përgatitjet këshilluese për të shpëtuar çfarë kish mbetur nga martesa, dhe Guglielmucci nisi të trajtohej nga ana mendore për problemet që kishte me pornografinë.
3 arsye shokuese përse njerëzit hiqen sikur kanë sëmundje të Keqe 3 arsye shokuese përse njerëzit hiqen sikur kanë sëmundje të Keqe Reviewed by Marion Mardodaj on 7/05/2016 01:01:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.