Loading...

Klienti i dehur lë 1088 dollarë bakshish

 Klienti i dehur lë 1088 dollarë bakshish

 Një kamerier në një restorant tajlandez të tipit Thai, në Denver, SHBA, u gëzua jashtëzakonisht kur për fundjavë mori një bakshish prej 1088 dillarësh - derisa klienti i dehur do të vinte sërish për t'ja ngrirë buzëqeshjen.

Pronari i lokalit, Bee Anantatho thotë se një shërbyes ishte duke pastruar tavolinën kur gjeti një shumë parashë në kuletën e pagesës. 

"Thotë se ka parë shumë histori të tilla, por zakonisht shuma shkon në vetëm disa dhjetëra dollarë, jo mbi 1000 dollarë." Thotë ai për Denver Post.

Gjithsesi Anantatho ishte shumë skeptik ndaj vendosi që paratë t'i lërë mënjanë e të mos i fusë në kasën e bakshisheve. Dhe të nesërmen vjen klienti, esëll kësaj here.

"Ai tha, më fal, isha i pirë. Nuk e dija se kisha nxjerrë të gjitha paratë që kisha në kuletë," thotë Anantatho.

Klienti i mori lekët mbrapsht, dhe kësaj here i la bakshish një shumë dekurajuese, vetëm 40 dollarë.
Klienti i dehur lë 1088 dollarë bakshish  Klienti i dehur lë 1088 dollarë bakshish Reviewed by Marion Mardodaj on 6/18/2016 09:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.