Historikisht çokollata është konsideruar një afrodiziak. Është e vërtetë që kakao ka veti që mund të rrisë gjendjen shpirtërore.
Por duhet të keni parasyshë se çokollatat e zakonshme nuk përmbajnë mjaftueshëm kakao. Zakonisht janë të mbushura me sheqer, dhe i gjithë ky sheqer mund të ketë efekte për gjithë jetën në shëndetin e jetës seksuale.
1. Sheqeri shkakton lodhjeKur konsumoni sheqer, glykoza në gjak rritet. Kjo prodhon insulinë të tepërt. Kjo përpjekje për të menaxhuar nivelin e glykozës shkakton përqendrim të sheqerit në gjak. Ky sheqer i koncenturar ndan neurotransmetuesit në tru, ndarja e neurotransmetuesve e kombinuar me nivel të ulët të sheqerit në gjak shkakton lodhje.
2. Sheqeri shkakton dhjam
Kur ushqehemi me diçka të ëmbël, mëlçia e mbledh sheqerin e tepër dhe e konverton në dhjam. Prodhimi i dhjamit të tepërt nxit mëlçinë të shkaktojë pushimin e funksionimit të hormonit seksual - globulinës. "SHBG" është një lloj gjeni që prodhin proteinën. Estrogjeni dhe testosteroni kanë nevojë për këtë proteinë që të funksionojë.
Dëshira për seks ndikohet së tepërmi nga estrogjeni dhe testosteroni, nëse SHBG nuk funksionon siç duhet, estrogjeni dhe testosteroni nuk funksionojnë gjithashtu. Kjo mund të shkaktojë reduktim të energjisë, infertilitet, probleme me ereksionin dhe tkurrje të madhësisë së testikujve.
3. Sheqeri i shumtë shkakton tharje të vaginës
Niveli i lartë i sheqerit shkakton vezhdimisht tharje të vaginës. Kjo jo vetëm që redukton kënaqësinë por mund të bëjë që akti të jetë i dhimbshëm. Kështu që është e rëndësishme që niveli i sheqerit të ulet dhe të përdoren lubrifikantë natyral që nuk shkaktojnë acarim për shkak të sheqerit.
4. Sheqeri ndërpret mikroqarkullimin
Enët e vogla të gjakut ushqejnë zonat erogjenoze. Kur qarkullimi i gjakut nuk është i duhuri, nervat erogjenoze nuk marrin sasinë e duhur të oksigjenit. Tek femrat dëmtimi i qarkullimit mund të keqësojë ndjerjen e kënaqësisë dhe të rrisë tharjen vaginale. Tek meshkujt dëmtimi i qarkullimit mund të shkaktojnë probleme me erektimin.
5. Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë nervat
Përgjatë kohës, niveli i lartë i sheqerit fillon të dëmtojë nervat. Neuropatia mund të shkaktojë mpirje, skuqje dhe dhimbje të tmerrshme, prandaj edhe problemet me këmbët janë zë zakonshme tek diabetikët. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu neuropati të legenit, duke ndikuar direkt në funksionin seksual.
6. Sheqeri shkakton infeksione bakteriale
Niveli i lartë i shqerit krijon ambjentin perfekt për bakteret dhe majanë që të lulëzojë. Një infeksion i lehtë është një vrasës i sigurtë i libidos. Madje niveli i lartë i sheqerit mund të shkaktojë infeksion të fshikëzës dhe traktit urinarë.
7. Sheqeri nxit trupin që të prodhojë kolesterol
Kur ushqehemi me sheqer, trupi prodhon hormonin e stresit - kortizolin. Niveli i lartë i kortizonit shkakton rënjen e dëshirës seksuale, probleme me ereksionin dhe cikl menstrual jo të rregullt.
8. Sheqeri pengon ndjenjën e hormoneve të mira
Niveli i dopaminës, serotoninës dhe endrofinës alternohen nga marrja e sheqerit. Në fillim, niveli mund të finksohet si pasojë e sheqerit, por përgjatë kohës trupi kërkon gjithnë e më shumë për të marrë të njëjtin reagim.
9. Sheqeri ndikon në besimin tek vetja
Niveli i energjisë, humbja e peshës dhe gjendja shpirtërore ndikojnë në nivelin e vetëbesimit. Harqet janë seksi, por nëse ndiheni të humbur, nuk do t'i shijoni kurrë. Mos e lejoni sheqerin që të pengojë joshjen tuaj - ushqehuni me sheqer në mënyrë të moderuar.
Tags
Roze