Loading...

“Team Albanians”- Të rinjtë shqiptarë promovojnë turizmin në SHBA


 Të rinjtë shqiptarë në SHBA, përmes dashurisë për Shqipërinë, po punojnë si “ambasadorë” të kulturës së tyre,  duke promovuar online në internet, bukuritë dhe vlerat e Shqipërisë, si një nga perlat e pazbuluara të Ballkanit.

Në një intervistë për ATSH-në, Deni Hoxha, vetëm 17-vjeç, drejtues i organizatës “Team Albanians” , tregon rëndësinë e promovimit të vlerave dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë.

-Si lindi idea e krijimit të kësaj organizate për promovimin e turizmit në SHBA?

Team Albanians fillimisht në vitin 2015 ishte thjesht një faqe në Twitter. Arsyeja është sepse unë kisha vënë re që në Facebook kishte shumë faqe shqiptare, ndërsa në Twitter, nuk kishte asnjë faqe si Team Albanians, ose faqe shqip, përveç faqeve te politikaneve. Gjithashtu, Twitter është më shumë për moshat e reja dhe ka shumë shqiptarë të diasporës.

Në Twitter-in tonë, shumica e ndjekësve janë shqiptare nga Amerika, Anglia, Franca dhe disa nga Shqipëria. Jemi munduar t’i përfshijmë të gjitha trevat shqiptare, dhe ne promovojmë kulturën dhe turizmin shqiptar që përfshin çdo qytet shqiptar në Ballkan (jo vetëm Shqipëri). Në Twitter faqja u prit shumë mirë.  Ka qenë shumë punë e madhe të grumbullosh 9,000 shqiptar në Twitter që na ndjekin, dhe ne jemi faqja më e madhe shqip, që nuk është faqe shteti apo politikani.

Po ashtu, idea është që të kemi lidhje të forta me rininë shqiptare dhe më pas ata ta promovojnë si ambasadorë shqiptarë në rrjetet sociale. Pas Twitter, këtë vit u formalizuam dhe krijuam faqen tonë në web, Instagram dhe Facebook. Gjithashtu, kjo periudhë ka qenë shumë e rëndësishme edhe për të rritur ekipin e Team Albanians–deri tani jemi 5 shqiptarë: Deni Hoxha (Amerike), Iva Hoxha (Amerike), Abedin Malaj (Belgjike), Granit Spahiu (Kosove), Amanda Hala (Shqiperi).  Aktualisht, jemi duke shqyrtuar disa aplikime që janë bërë, sepse siç thashë dua të kemi më shumë veta që punojnë me ne, për t’u përmirësuar dhe shpresoj që në skuadër të kemi shqiptarë nga e gjithë bota.

–Sa e lehtë apo e vështirë ka qenë puna juaj?

Vështirësitë kanë qenë fondet dhe publiciteti i organizatës sepse kemi vetëm 4 muaj që jemi themeluar. Gjithashtu, eksperienca dhe koha, sepse aktivitetet organizohen nga të rinj që kanë angazhim prioritet studimet, por pa ngurruar japin kohën për të promovuar vlerat shqiptare. Lehtësitë kanë qenë idetë e projekteve që bëjmë. Kemi aq shumë vlera në Shqipëri, për t’u prezantuar në botë sa që nuk është e vështirë për të zgjedhur.

–Me figurat e njohura shqiptare në SHBA, sa bashkëpunoni dhe si arritt të kontaktonit?

Organizata është relativisht e re e sapo krijuar dhe në të ardhmen kemi plane për të shtrirë bashkëpunimin tonë me çdo organizatë dhe figura të njohura shqiptare në çdo fushë. Me ato pak që jemi lidhur, kemi kontaktuar përmes rrjeteve sociale. Bashkëpunojmë me Eliza Dushkun në  promovimin dhe menaxhimin në  rrjete sociale të dokumentarit të  saj, Dear Albania

Kemi bashkëpunuar edhe me Bebe Rexhen në  promovimin e saj dhe të disa koncerte ne Detroit, Michigan. Në të ardhmen, do të bashkëpunojmë me këto figura dhe të tjera po ashtu, për një promovim të shqipërisë.  Faqet tona ndiqen nga shumë shqiptarë të famshëm në SHBA që përfshin : Bebe Rexha, Eliza Dushku, Rita Ora, Emina Cunmulaj, Action Bronson etj.

–Si arrini t’i realizoni punimet tuaja në web?

Punimet tona në web i realizojmë kur gjejmë diçka interesante rreth diasporës, kulturës, turizmit. Marrim edhe kontribute nga diaspora për aktivitete që ata bëjnë dhe më pas i shpërndajmë në web-in tonë. Disa nga punimet tona janë bërë nga Ermira Babamusta që është korrespondentja jonë në New York, edhe nga unë.

-A keni korrespondentë në Shqipëri?

Kemi pjestarë të ekipit që jetojnë në Kosovë dhe në Shqipëri, por jo që merren me artikujt në web. Në Shqipëri, Amanda Hala merret me promovimin e Team Albanians dhe në Kosovë Granit Spahiu është fotograf dhe menaxhon Instagramin.

–Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?

Ne vitin 2017, do të punojmë me kishën shqiptare të  Worcester ne realizimin e Festivalit Shqiptar, që zgjat 3 dite ne Qershor 2017. Gjithashtu, do të punojmë për realizimin e projekteve konkrete për të promovuar vlerat e artit shqiptar.Pas shfaqes së filmit Shok, publiku u suprizua me nivelin e lartë të organizimit.

-A bëni aktivitete konkrete në shtete specifike në SHBA? Nëse po, cilat janë ato?

Shteti kryesor që organizojmë aktivitete është Massachusetts, ku kemi organizuar shfaqjen efilmit Shok. Në të ardhmen, do të organizojmë dhe një shfaqje të dokumentarit Dear Albania ku do të jetë përsëri e pranishme Eliza Dushku. Po përpiqemi të zgjerojmë Team Albanians me nën degë të tjera jashtë Massachusetts dhe si rezultat, numri i aktiviteteve do të jetë me i madh.
“Team Albanians”- Të rinjtë shqiptarë promovojnë turizmin në SHBA “Team Albanians”- Të rinjtë shqiptarë promovojnë turizmin në SHBA Reviewed by Marion Mardodaj on 5/03/2016 10:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.