Loading...

5 këngë me kuptim Totalisht të Ndryshëm nga çfarë mund të mendojmë

 Kur dëgjojmë një këngë në radio apo në celularë, është e lehtë të mendojmë se si është ndjerë këngëtari kur ka shkruar këto vargje. 

Por ka të ngjarë të gaboni pasi shumë nga këngët moderne nuk janë shkruar nga njerëzit që i këndonin. Kështu që përvojat që i kanë dhënë jetë këtyre këngëve nuk janë domozdoshmërisht ajo që ne prisnim.

1. “Total Eclipse of the Heart” e Bonnie Tyler


“Total Eclipse of the Heart” (Eklipsi total i zemrës) e Bonnie Tyler është një këngë klasike. Kënga është një shprehje perfekte e fuqisë së dashurisë së njëriut dhe e lëndimit që vjen pas saj.

Por shkrimtarit Jim Steinman, nuk i bëhej vonë për këtë. Në fakt Steinman nuk e shkrojti këtë këngë për Tyler. Por e ka shkruar për një skenë të një filmi me vampirë.

Origjinali i “Total Eclipse of the Heart” quhet "Vampires in Love" (Vampirat në dashuri). Skena me këtë këngë supozohej të jetë një diskutim mes dy vampirëve, prandaj kjo këngë ka kaq shumë thirrje dhe përgjigje. "Turn around, bright eyes" (Kthehuni sy vezullues) nuk është një metaforë. Por do të thotë ekzaktësisht kur dikush i thotë dikujt që të kthehet e ta shohë.

As referencat e "darnkess" (Errësirës) nuk janë metaforë. Nuk flet për errësirën e shpirtit apo për jetën pa dashuri. Po flasin për vampirët që duhet të qëndrojnë në errësirë për të mos u shkrirë nga Dielli.

Kështu që ndryshimi i këngës është i dukshëm, por ka gjithashtu kuptim. Sipas Steinman, i gjithë motivi i vampirëve duhet të jetë i qartë "kur dikush dëgjon lirikat".

2. "Overprotected" e Britni Spirs

"Overprotected" (e mbimbrojtur) doli në pah në një fazë të errët të martesës së Britnit me Kevin Federline, kur bënë edhe një fëmijë. Ishte mënyra e saj për të thënë se nuk do të ishte më e sigurtë, si një pop star e fabrikuar. Ajo thjeshtë po bëhej vetvetja.

Sipas artikujve të shkruara në atë kohë, Britni po "shpallte lirinë e saj" dhe kënga e bëri të qartë se nuk do t'i nënshtrohej më një imazhi të fabrikuar.

Kjo këngë është shkruar nga Max Martin, djali që ka shkruar çdo hit të madh të Britnit, përfshirë "Oops, I Did it Again" dhe Hit Me Baby One more Tine". Ironikisht këto këngë kanë ndikuar shumë në përpunimin e imazhit të saj.

Madje edhe më keq, kur Spirs mori qëndrim për të ndryshuar imazhin e saj të fabrikuar e të jetë vetvetja, kjo ishte një lëvizje e fabrikuar nga ata njerëz që po mbronin me kujdes imazhin e saj që t'i përshtatej ndryshimeve të reja.

3. The Message, Dr Dre

"The Message" (Mesazhi) është një këngë prekëse për të kujtuar vdekjen e të vëllait. Në fakt, rreshti i parë i kësaj kënge është "“This one is for my brother, Tyree—R.I.P.” (Kjo është për vëllain tim Tyree).

Por kjo ishte një surprizë për reperin Royce da 5'9, i cili ishte pajtuar për të shkruar këtë këngë. Dre nuk i kishte kërkuar që të shkruante një këngë për të vëllanë, madje as që nuk i ka thënë Royece-t që vëllai i tij kishte vdekur.

Royes e shkruajti këngën për vrasjen e një prej shokëve të tij. Sipas versjonit të tij, Royce nuk e dinte se Dre kishte futur një "britmë" në këngë, derisa dëgjoi origjinalin. Për çudi, ai priste lavdëri për shokun e tij, ndërsa Dre këndoi për për diçka krejt të ndryshme.

4. “Do You Hear What I Hear?”, Bing Crosby

“Do You Hear What I Hear?” (Dëgjon, çfarë dëgjoj unë? luhet nëpër Kisha dhe shëtitoret kryesore për çdo vit për krishtlindje, kryesisht në SHBA dhe Angli. Është një këngë e bukur tradicionale që duket sikur është shkruar qindra vjet më parë. Por është shkruar në vitin 1962, dhe nuk ka lidhje me lindjen e Krishtit, por me krizën e raketave sovjetike në Kubë.

Megjithëse Crosby e bëri këngën hit, është shkruar nga Noel Regney. Megjithëse i mbijetoi luftës së Dytë Botërore, ishte i terrorrizuar nga prodhimi i armëve bërthamore. I frikësohej shkatërrimit nuklearë.

Sipas kësaj historie, ai u frymëzua nga dy fëmijë teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit. Prandaj kënga nis me "“Said the night wind to the little lamb.” E imagjinonte këngën si një mesazh drejtuar këtyre fëmijëve.

Mesazhi ishte paqja, pjesërisht në mënyrë shpirtërore dhe pjeshërisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

5. Kënga "Cancan"


Kënga "cancan" ka pësuar shumë ndyshime. Sot nuk shihet më shumë se një kërcim stereotipik francez - një këngë e gëzueshme që të bën të hedhësh këmbët përpjetë e të kënaqesh. Është një gjë që mund t'u mësohet fëmijëve për t'i bërë të lumtur që po bëjnë diçka të dobishme e të shëndetshme.

Por francezët nuk e shihnin kështu këtë këngë në vitet 1980, kur konsiderohej si një skandal dhe një shfaqje provokative që ofendonte gjithkënd. Në fakt, "Moulin Rouge" një herë i bëri reklamë kësaj kënge, ku një burrë ishte duke e parë ndërsa ishte i erektuar me një gungë në pantallona.

Por asnjë gjeneratë nuk kishte të drejtë. Në origjinë, "cancan" nuk ka lidhje me seksin apo me Francën. Madje as që quhej "cancan". Quhej "“The Infernal Galop" (Galopi i tmerrshëm". Kjo këngë është luajtur në opera e shoqëruar me zotin Jupiter teksa viziton Hades. Pra kjo këngë është bërë për të na mësuar diçka nga mitologjia.
5 këngë me kuptim Totalisht të Ndryshëm nga çfarë mund të mendojmë 5 këngë me kuptim Totalisht të Ndryshëm nga çfarë mund të mendojmë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/07/2016 12:35:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.