Në jetë ekzistojnë fare pak lidhje autentike që na tregojnë kuptimin e vërtetë të dashurisë. Në shoqërinë tonë propagandohemi përditë në lidhje me atë se çfarë do të thotë dashuri.
Revistat komerciale, televizionet, të gjitha librat fokusohen tek zemra me një sens shurdhues të lidhjes "rastësore" dhe pritshmërisë së pamundur.
Çfarë mund të presim nga dashuria?Ne rritemi duke ndjerë se duhet të gjejmë një tjetër në mënyrë që të përmbushim nevojat tona. Ndërsa bëhemi adult përjetojmë zhgënjime dhe copëti zemre, dhe shumë nga ne e mbyllin zemrën ndaj mundësive të të tjerëve. Por nuk duhet të jetë kështu.
Ja 4 gjëra që duhet të kemi në mendje kur jeni në kërkim të dashurisë:
1. Kuptoni dhe pranoni vlerat tuaja thelbësore
Derisa të kuptoni çfarë dëshironi në të vërtetë, nuk do ekzistoje mundësia që personi i duhur të vijë në jetën tuaj. Do merrni shumë mësime përmes një tjetri. Këto pyetje do bëjnë të vini në pikëpyetje faktin se përse keni kërkuar për një person me të cilin do të ndani jetën. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe prezent me vlerat thelbësore morale tuaja. Çfarë dëshironi nga jeta? Çfarë është e rëndësishme për ju në termat e religjionit, shpirtërores, kulturës apo çështjeve politike? Dëshironi fëmijë apo jo? Do të zhvendoseni?
Sistemi i vlerave tuaja është integruar në psikikën tuaj që në fëmijëri. Terapisti dhe instruktori i Universitetit Tempe, JoAnne White thotë "Këto janë gjëra që lidhen me veten dhe nuk ka gjasa që të ndryshojnë. Janë parimet me të cilat je rritur duke besuar thellë brenda teje se akoma lulëzojnë për t'ju përshtatur jetës, pavarësisht ndryshimeve."
2. Kuptoni veten dhe çfarë keni për t'i ofruar tjetrit
Një nga çështjet më sfiduese të një marrëdhënjeje është se dëshirojmë që në njëfarë mënyre ta konvertojmë të dashurin apo të dashurën tonë që të ndajë të njëjtat besime me ne. Të dishë çfarë është e rëndësishme për ty, do të thotë se çfarë është e rëndësishme në një marrëdhënje. Kur hyjmë në një marrëdhënje, shpesh ato gjëra që nuk pëlqejmë tek personi, reflektohen në pasigurinë tonë.
Nëse po kërkoni dikë për të rritur vetëbesimin tuaj, jeni në rrugën e falimentit. Duhet të shëroheni nga plagët e shkuara e të ndërtoni kufij të shëndetshëm. Po të hyni në një marrëdhënje romantike, kjo do të zmadhojë të gjitha gjërat që shmangni, nëse nuk jeni shëruar prej tyre.
3. Jini të vetëdijshëm për gjuhën tuaj të dashurisë
Të gjithë kemi mënyra për të dashruruar dhe për t'u dashuruar. Dr. Gary Chapman thotë se "Dashuria është një zgjidhje që e bën çdo ditë. Diçka brenda natyrës sonë qanë për t'u dashuruar nga një tjetër. Izolimi është rraskapitës për psikikën njerëzore." Kur dimë si t'i përjgigjemi dashurisë, mundet që gjithashtu ta lejojmë atë dhe anasjelltas. Dëshironi fjalë inkurajuese? Mos po kërkoni kohë cilësore më shumë se çdo gjë tjetër? Jeni një bërës dhuratash apo i bëni ato për të treguar afeksion ndaj partnerit? Sapo të stabilizoni gjuhën tuaj të dashurisë, mund të hyni në marrëdhënje me kuptimin reciprok të asaj se çfarë është e nevojshme për t'u ndjerë të sigurtë.
Mund të jeni vulnerabël me një tjetër dhe mos u fshini prapa maskës. Të rënit në dashuri është mënyra më e lehtë. Sfida është të vazhdosh të qëndrosh në marrëdhënje kur gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur.
4. Harrojini pritshmëritë
Kur fillojmë e kërkojmë për dashuri, kemi një listë me pritshëri apo çfarë presim nga partneri i ardhshëm. Personi duhet të jetë i/e gjatë, të ketë një punë të caktuar, të jetë mirë ekonomikisht, etj. Nuk ekzistojnë njerëzit perfekt. Ekzistojnë vetëm situatat perfekte që lidhin jo përsosmërinë tonë. Të lësh fantazinë të rrjedhë mbi çfarë mund të jetë e përsosur, mundëson që personi i duhur të vijë e të tregojë çfarë do të thotë dashuria dhe respekti reciprok.
Jemi të ngurtësuar për të vendosur të dashurit apo partnerët në ato shinë që i bën të bëjnë të njëjtat gjëra si ne. Kjo është jo reale. Marrëdhënjet që nisin me miqësi dhe janë të hapura bëhen jetëgjata. Duhet të hiqni kufijtë e të lejoni që personi tjetër të hyjë tek ju në mënyrë të papërvojtë. Kur ndani gjëra me të tjerët, atëherë filloni të rriteni.
"Je armiku më i keq i vetes tënde. Nëse mund të mësosh të pushosh të presësh përsosmërinë e pamundur tek vetja dhe tek të tjerët, mund të zbulosh që lumturia ju ka shmangur vazhdimisht." Lisa Kleypas, Love in the Afternoon.
Lejojeni dashurinë të hyjë me lehtësi. Nuk është e thënë që të shpenzojmë jetën tonë të vetëm për shkak të se kaluarës së dhimbshme. Mund të ndreqni këto gjeste të vogla të dashurisë për veten, duke i lejuar vetes që të bini sërish në dashuri.
Tags
Marrëdhënje