Burri rreh të dashurën se mori gjithë batanijen vetëm për vete

 Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Angli javën që shkoi, ku një burrë është arrestuar për arsye se rrahu të dashurën e tij  për shkak se kjo e fundit i mori batanijen gjatë natës duke e zbuluar.

35 vjeçari Richard William nga Macclesfield, pasi u shpall i fajshëm është urdhëruar nga Gjykata të bëjë edhe 12 orë punë komunitare.

Sipas hetimeve policore, ndërsa çifti po shkonte në shtrat ishte në debat mbi përdorimin e batanijes. Ajo e tërhoqi batanijen për vete, ndërsa ai u përpoq ta merrte sërish.

Në këto kushte Richard u irritua dhe e tërhoqi me forcë atë nga krehati duke ia mavijosur krahët. Më pas e shtrëngoi nga flokët dhe e tërhoqi prej flokësh deri tek guzhina, ku edhe e goditi me një shkelm në stomak. Ndërsa guraja e terrorizuar i telefonoi menjëherë vëllait të saj, i cili e paditi ngjarjen në polici.

Çifti ka edhe një fëmijë së bashku. Gjykata e urdhëroi Richardin që të qëndojë larg të dashurës së tij. Ndërsa ai shprehet i habitur se si e dashura e tij ka firmosur një urdhër-kufizim të tillë, dhe thekson se do kthehet sërish tek e dashura sapo urdhëri të ketë skaduar.
Previous Post Next Post