6 Mënyra për t'u bërë Femër e Fuqishme

Nga C. JoyBell C.

 "Besoj tek femrat e forta. Besoj tek femrat që arrijnë t'ja dalin vetë. Besoj tek femrat që nuk kanë nevojë të fshihen prapa burrit. Besoj se nëse keni probleme si femër, ja dilni vetë, nuk luani rolin e viktimës, nuk e bëni veten të duket për të ardhur keq, nuk tregoni me gisht. Qëndroni me këmbët tuaja.E përballoni jetën me kokën e ngritur lart dhe e mbani universin në gjoks." C. JoyBell C.

Nuk ka rëndësi se si ndiheni tani, mund të bëheni femër e fortë dhe e pavarur duke përdorur modelet e mëposhtme:

1. Kërkoni vëmendjen e duhur
Në botën e sotme ekzistojnë një sërë aplikacionesh që mund të na japin kënaqësi të menjëhershme pa pasur një formë lidhjeje të vërtetë. Nuk përbën sekret fakti se femrat janë objektifikohen dhe mbiseksualizohen çdo dotë nëpër fushata reklamash dhe forma të tjera mediash, kështu që duke përdorur trupin për të marrë atë që do nuk bën gjë tjetër veçse e përforcon idenë se femrat nuk kanë gjë tjetër për të ofruar përveç seksit. Nëse dëshiron të krijosh një lidhje të thellë afatgjatë, ndaje intelektin dhe ndjenjat me të tjerët.

Nëse kujdeseni me dinjitet për veten dhe e njihni dobishmërinë tuaj përtej aparencës dhe joshjes seksuale, do filloni të joshni të tjerë që duan diçka më shumë se sa një lidhje sipërfaqësore sa për të përmbushur nevojat bazike.

2. Ndiqni femrat e fuqishme
Nëse vëreni çdo lloj show televiziv në ditët e sotme, nuk do gjeni më shumë se materializmi, vetë-gëlltije dhe seksualizëm për meshkuj dhe femra. Televizionet dhe lloje të tjera mediash nuk e pasqyrojnë thuajse aspak realitetin. Po të qëndroni duke ndjekur këto show sipërfaqësorë, nuk bëni që tjetër veçse bëheni ndjekës të verbër të portreteve që jo domozdoshmërisht përfaqësojnë vlerat më të mira. Në vend që të ndiqni "E Diela Shqiptare", "E Diellë" ose ndonjë telenovelë indiane, turke apo latine, përse nuk filloni të ndiqni femra të tjera të fuqishme që aktualisht promovojnë kauza që ndihmojnë njerëzit në nevojë, femrat e dhunuara, çështjet kombëtare apo qoftë edhe vetë planetin tokë? Ekzistojnë me qindra shembuj të jetës së përditshme.

3. Mos prisni për dikë që t'ju shpëtojë
Ndoshta një nga dogmat më të rëndësishem në rrugën por t'u bërë një femër e fortë, është për të mos u mbështetur tek diksuh për të të shpëtuar. Një grua e fortë, e pavarur e di që posedon të gjithë forcën brënda vetes për të bërë ndryshime pozitive në jetën e saj. Ajo nuk qëndron duke pritur për dikë që ta marrë kur është e mërzitur e t'i tregojë rrugën e duhur të jetës. Megjithëse pavarësia emocionale nuk mund të ndodhë brenda natës, mund të filloni të punoni çdo ditë mbi të për t'u bërë një grua e fuqishme. Sigurisht që është e rëndësishme të kesh marrëdhënje me të tjerët me të cilët mund të ndash shqetësimet, por nuk duhet të shohim tek të tjerët për të lëpirë plagët tona apo që të na shpëtojnë.

4. Çlirojeni veten nga mentaliteti i viktimës
Padyshim që femrat kanë qenë të shtypura në të shkuarën, dhe akoma nuk janë aq të barabarta me meshkujt, por ju nuk duhet ta përjetësoni këtë besim. Fshijeni idenë se ju keni më pak vlerë se meshkujt, sepse në këtë ide nuk ekziston diça e vërtetë. Të dyja gjinitë luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Duke luajtur rolin e viktimës dhe besuar se trajtoheni ndryshme nga meshkujt, kjo nuk do bëjë gjë tjetër veçse do mbajë gjallë idenë se jetojmë në një botë meshkujsh.

Mënyra më e mirë për ta kapërcyer këtë besim është të kesh besim tek vetja dhe të ndash idetë dhe mendimet me të tjerët. Nëse nuk lejoni njerëzit e tjerë që t'ju kontrollojnë, që i qëndroni mendimit tuaj, kur besoni se jeni trajtuar në mënyrë të padrejtë, atëherë po përjetësoni një nga mënyrat më madhore për t'u bërë një femër e fuqishme.

5. Vazhdoni të sfidoni veten
Mos e lejoni veten të qëndrojë në vendnumro - vazhdoni të bëni gjëra çdo ditë dhe filloni ta sfidoni veten fizikisht dhe mendërisht. Jeta bëhet e mërzitshme nëse nuk e shtyjmë vazhdimisht veten përtej zonës së rehatisë dhe të provojmë diçka të re, kështu që mos bëni mbrapsht thjeshtë për të mos tejkaluar kufijtë që ju, i keni vënë vetes. Femrat e forta nuk lejonë që mendje e tyre të diktojë çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, dhe i lënë pas pengesat edhe në qoftë se për një farë kohe nuk do ndihen rehat.

6. Mos qëndroni të varur tek të tjerët që t'ju bëjnë të lumtur
Më e rëndësishmja, mos u varni tek të tjerët për lumturinë tuaj - kjo veçse do bëjë të besoni se do ju nevojitet gjithmonë dikush që të ndiheni mirë. Keni gjithçka ju nevojitet për t'u ndjerë mrekullueshëm për jetën tuaj, kështu që mos besoni ndryshe. Marrëdhënjet mund të gjenerojnë një burim lumturie, por nuk duhet të shërbejnë si e vetmja mënyrë për të gjetur përmbushje dhe kënaqësi në jetë.
Previous Post Next Post