Vetëm 2% e Njerëzimit Mund ta Dëgjojë Këtë Zhurmë

Prej vitesh me rradhë janë raportuar incidente rreth botës për njerëz që dëgjojnë një tingull "gumëzhitjeje" të çuditshëm me një origjinë të panjohur. Në rastim më të mirë, ky tingull është i mërzitshëm, ndërsa në rastin më të keq, mund të jetë çmendës. Por ekziston diçka jo e zakontë në lidhje me këtë zhurmë të çuditshme: shumica e njerëzve nuk mund ta dëgjojnë.

"Gumëzhitja" ka marrë emërtime të ndryshme në varësi të vendit ku është dëgjuar. Por pavarësisht se ku ndodheni, nëse jeni pjesë e këtij 2% të popullsisë që mund ta dëgjojë, kjo "gumëzhitje nuk do t'ju lë vetëm.

"Gumëzhitja" dëgjohet zakonisht në ambjente të mbyllura, dhe dëgjohet më shpesh gjatë natës. Rastisjet e "gumëzhitjes" janë më të rralla në zonat urbane, ndoshta për shkak se zonat urbane kanë zhurma të ndryshme që e "mbysin" këtë "gumëzhitje".

Disa njerëz e dëgjojnë gumëzhitjen gjatë ditës, ndërsa të tjerë e dëgjojnë rastësisht. Mund të jetë aq e mërzitshme, sa që mund të ndikojë në jetën e përditshme, madje hamendësohet se është përgjegjëse për të paktën një vetëvrasje.

Ata që dëgjojnë këtë zhurmë kanë raportuar për dhimbje koke, gjak nga hundët dhe shqetësime gjatë gjumit.

Disa shkencëtarë mendojnë se "gumëzhitja" mund të jetë një shenjë e tinnitus, që do të thotë se këto njerëz dëgjojnë një zhurmë që nuk ekziston. Por sidoqoftë, kjo duket se nuk qëndron për faktin se kjo zhurmë dëgjohet veçanërisht në disa vendodhje të caktuara gjeografike.

Një tjetër shpjegim shkencorë është se kjo zhurmë mund të jetë një emetim otoacoustik, tinguj që gjenerohen nga vetë brendësia e veshit.

Akoma nuk ekzisotn një shpjegim definitiv për këtë fenomen, por një ndër gjërat që mund të bëhet për t'ju shmangur kësaj zhurme, është ta "mbysësh" me muzikë.



Njëjtë si kjo gumëzhitje, disa njerëz mendojnë se janë frekuenca të larta. Të tjerë njerëz besojnë se gumëzhitja lidhet me kodet e zgjimit, për shembull në fillimet e disa njerëzve të shquar raportohet se kanë dëgjuar këtë lloj gumëzhitjeje, pak a shumë si tingujt e kodit mors.

Të tjerë studiues besojnë se frekuencat e larta dhe "gumëzhitja" ldihen me stade të ndryshme të zgjimit.


Previous Post Next Post