Loading...

Burri i Martuar Shokohet kur Zbulon se e Dashura e Facebook-ut ishte Gruaja e tij

Burri i Martuar Shokohet kur Zbulon se e Dashura e Facebook-ut ishte Gruaja e tij

 Një burrë është tronditur jashtëzakonisht kur mësoi, pasi u takua për herë të parë me të dashurën e tij në Facebook, se në realitet ajo ishte gruaja e tij, raportojnë mediat në Indi.

Policia e qytetit të Barellit sqaron se u lajmëruan që të shkojnë në një restorant teksa po grindej një çift, dhe menaxheri lokalit druhej se mos ndodhte ndonjë tragjedi.

Sipas policisë, burri dhe gruaja kishin disa kohë që nuk i kushtonin vëmendje njëri-tjetrit dhe shumë pak qëndronin bashkë, pas grindjesh të pafundme.

Burri vendosi të kërkojë për një të dashur të re në Facebook. Pas disa javësh, gjeti një grua dhe nisi të shkëmbente vazhdimisht mesazhe me të.

Burri nuk e kishte idenë se gruaja pas Facebookut ishte gruaja e tij reale, pasi të dy përdorën emra të rremë. Pas gati tre muajsh, të dashuruarit përmes Facebook-ut vendosën të takohen.

Vendosën të takohen në një restorant. Pasi mbërrijnë në restorant, dhe shohin njëri-tjetrin për herë të parë, shokohen që të dy.

Sërish shpërtheu grindja, dhe në këto rrethana u thirr menjëherë policia nga menaxheri.  Nuk u kryen arrestime por çifti u shoqërua jashtë lokalit dhe u dërgua për këshilla tek avokati shtetërorë i Barellit.
Burri i Martuar Shokohet kur Zbulon se e Dashura e Facebook-ut ishte Gruaja e tij Burri i Martuar Shokohet kur Zbulon se e Dashura e Facebook-ut ishte Gruaja e tij Reviewed by Marion Mardodaj on 2/03/2016 10:49:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.