Zbulohen planet për ndërtimin e Fshatrave Nënujorë (Foto)

 Deri tani ngelet një utopi që shumë vetë mund ta kenë parë në ekran në produksionin e Diznejt tek filmi "Sirena e Vogël". Deri tani njerëzimi ka dështuar t'i qaset kësaj mënyre të të menduari.

Shpesh e ardhmja e njerëzimit, qoftë për shkak të katastrofave apo të zgjedhjeve, imagjinohet jashtë orbitës së tokës, diku në një planet tjetër. Ndërsa e jetuara nën ujë duket si një koncept i huaj.

Por nuk është kështu për arkitektin belg Vincent Callebaut. Ai ka zbuluar plane ambicioze në ndërtimin e një sërë eko-fshatërash nënujorë që mund të strehojnë deri në 20,000 vetë në të ardhmen. Projekti i tij "Aequorea" imagjinohet tërësisht vetësuficient, me spirale që arrijnë në fund të detit të mbuluara me mangrove detare dhe që dalin mbi sipërfaqen e oqeaneve botërorë.

Çdo konstrukt do ndërtohet me materiale plastike të riciklueshme.

Aequorea mund të strehojë laboratorë shkencorë, zyra, hotele, fusha sporti dhe ferma në një thellësi deri në 1000 metra. Uji i detit do të çkripëzohet për t'u pirë, mikroalgat do të riciklojnë mbeturinat organike të trupit, dhe drita do sigurohet përmes biolimineshencës. Për më tepër shijojini vetë këto fotoprojekte të mrekullueshme.









.
Zbulohen planet për ndërtimin e Fshatrave Nënujorë (Foto) Zbulohen planet për ndërtimin e Fshatrave Nënujorë (Foto) Reviewed by Marion Mardodaj on 1/04/2016 07:10:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.