Loading...

Tauland Balla: Nuk na del Shpirti rehat pa e futur Saliun në burg!

Tauland Balla: Nuk ne del Shpirti rehat pa e futur Saliun në burg!

  •  Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë seancës së sotme parlamentare se “nuk na del shpirti rehat pa e futur Sali Berishën në burg”.


Ai iu referua fajësisë që thotë se ka ish-kryeministri Sali Berisha nën drejtimin e Partisë Demokratike për vrasjen e katër qytetarëve në protestën e dhunshme të opozitës socialiste në 21 janar 2011.

Zoti Balla e mori fjalën pasi ish-kryekuvendarja Jozefina Topalli tha se në 21 janar ishte grusht shteti dhe se ai (Balla) ishte “më i pafytyri në historinë e parlamentarizmit”.

“Je më i pafytyri në historinë e parlamentarizmit. Vazhdon të lexosh hartimet e Edi Ramës apo të atij Andrea Stefanit. Kush nuk e beson sot se nuk do të merrej pushtetit me dhunë! Dhe, nuk e morët”!

Zonja Topalli vërejti mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa vlerësoi qëndrimin përballë diskutimeve të PD-së.

“Rama debatin po e ndjek nga zyra e tij. Pse u zhduk kryeministri juaj? Ka ikur dhe kryetari i parlamentit. Të vetmit që nuk ikin janë PD”-tha ajo
Tauland Balla: Nuk na del Shpirti rehat pa e futur Saliun në burg! Tauland Balla: Nuk na del Shpirti rehat pa e futur Saliun në burg! Reviewed by Marion Mardodaj on 1/21/2016 08:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.