Testi i Gjakut Parashikon se kur Antibiotikët janë të Padobishme

Testi i Gjakut Parashikon se kur Antibiotikët janë të Padobishme

 Shkencëtarët thonë se janë shumë pranë zhvillimit të një testi që bën dallimin mes infeksioneve respiratore virale dhe atyre bakteriale. Kjo do t'i ndihmonte doktorët të parashikojnë se kur antibiotikët nuk do të funksiononin.


"Antibiotikët i trajtojnë bakteret por nuk mund të trajtojnë viruset. Prandaj dallimi mes shkaqeve të ndryshme të sëmundjeve është i rëndësishëm për të marrë trajtimin e duhur mjetkësorë për pacientin e duhur, dhe për të ofruar një parashikim se si do të ecë mbarëvajtja e pacientit," thotë Dr. Ephraim Tsalik, asistent profesor në Duke University of Medicine në Durham, Angli.


Infeksionet respiratore janë arsyet më të zakonta të vizitës tek doktori. Rreth 75 përqind e pacientëve marrin antibiotikë për të luftuar bakteriet megjithëse mund të kenë infeksione virale. "Në të shumtën e rasteve, viruset mund të zhduken vetë," thotë Tsalik.

Ndonjëherë pacientët kërkojnë antibiotikë megjithëse simptomat e sëmundjes tregojnë virozë, dhe doktorët ndonjëherë i udhëzojnë që të marrin antibiotikë për të qenë "të sigurtë", shpjegon Tsalik.

Në studimin e zhvilluar së fundi, Tsalik dhe kolegët e tij zhvilluan një test për të dalluar infeksionet virale nga ato bakteriale duke analizur funksionimin e gjeneve në gjak. Testi u bë me 173 persona me të prekur nga infeksionet respiratore dhe me 44 persona të shëndetshëm.

Në vija të përgjithshme testi ishte 87 përqind i saktë në dallimin mes infeksioneve bakteriale dhe virale, dhe infeksioneve të shkaktuara nga diçka tjetër.

"Megjithë këtë test jo shumë të saktë, studime të tjera tregojn se përdorimi i këtij testi mund të reduktojë deri në 50 përqind përdorimin e antibiotikëve," theksoi ndër të tjera Tsalik për "Health".
Previous Post Next Post