Loading...

Prishtinë: 10 policë, 2 qytetare dhe 2 gazetarë të lënduar

Prishtinë: 10 policë, 2 qytetare dhe 2 gazetarë të lënduar

 Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës lidhur me pasojat e protestave të sotme në Prishtinë, deri në ora 17, lëndime kanë pësuar 10 policë, 2 qytetarë dhe 2 gazetarë, ndërsa janë arrestuar 24 protestues. Këto të dhëna i shpalosi majori Baki Kelani, duke shtuar se numri i tyre ka qenë 8 mijë.

Ai ka shtuar se situata është vënë nën kontroll por nuk është qetësuar plotësisht sepse siç tha protestuesit po vazhdojnë me veprime të dhunshme.

Kelani përgënjeshtroi informatat e lëshuara në disa media kosovare, bazuar në pohimet se gjatë ditës ka bërë pengimin e udhëtimit të protestuesve në drejtim të Prishtinës, madje edhe disa shtetasve nga Shqipëria që kishin dashur t’i bashkohen protestës në Kosovë.

Ai tha se policia ka qenë e përmbajtur deri sa nuk ka filluar djegia e objektit të qeverisë dhe dhuna e ushtruar nga një grup i të rinjve që ishin pjesë e protestës së sotme duke rrezikuar jetët e policëve dhe qytetarëve.

Kelani deklaroi se Policia është detyruar të intervenojë duke përdorur mjetet ligjore, për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm dhe se këtë e ka bërë duke treguar profesionalizëm maksimal dhe duke përdorur metoda të parapara me ligj.
Prishtinë: 10 policë, 2 qytetare dhe 2 gazetarë të lënduar Prishtinë: 10 policë, 2 qytetare dhe 2 gazetarë të lënduar Reviewed by Marion Mardodaj on 1/09/2016 10:05:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.