Jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar duke lexuar çfarë shkruajnë në Facebook miqtë toksikë.
Ka shumë mundësi që të keni miq të cilët rivalizojnë kompaninë ku punoni apo partinë politike të cilën adhuroni apo bëni pjesë. Kështu që këta miq do kenë përherë diçka për të shkruar në statusin e tyre, por kjo s'do të thotë se juve jua ka ënda të lexoni çfarë shkruajnë këta miq.
Konsiderojeni këtë shkrim si një guidë, të paktën kur bëhet fjalë për mirëqenien tuaj. Studimet tregojnë se lumturia lidhet fuqishëm me lidhjet shoqërore - kjo nënkupton edhe me miqtë që keni në Facebook. Disa prej miqve nuk u bëhet vonë për lumturinë tuaj, kështu që këta absolutisht që duhet të fshihen nga lista juaj.
1. Politikani deklamadh
Disa miqve tuaj në Facebook iu është caktuar detyra të shpërndajnë vazhdimisht opinionet e partive të tyre politike; nëse nuk doni t'i kushtoni vëmendje teksa shkruajnë për ligjet, partitë dhe politikanët, fshijini.
2. Personi negativ
Sigurisht që të gjithëve u ndodh të kenë një ditë të keqe, por ekziston një ndryshim mes të ndarit me të tjerët dhe të përjetuarit atë. Studimet tregojnë që stresi është një emocion ngjitës. Sa më shumë energji negative të eleminoni nga jeta juaj - kjo përfshinë edhe miqtë negativ në Facebook - aq më të lumtur do jeni.
3. Një ish
Mos shpenzoni energji të çmueshme duke u sorollatur me ish-miq apo të dashur ose të dashura qofshin ato. Në fillim mund të jetë e vështirë, por duke i eliminuar ata nga lista e miqve në Facebook, kjo do ishte gjëja më e mirë për shëndetin tuaj.
4. Prezantuesi i "jetës më të mirë"
Ka ardhur koha të mos e krahasoni veten me të tjerët, por kjo mund të jetë e vështirë në një kohë që studimet kanë zbuluar se Facebook nxit ndjenja depresive për shkak të krahasimeve shoqërore. Nëse ndiheni keq për jetën tuaj për shkak të fotove që poston në Facebook një mik apo mikeshë qurravece kur ka qenë në të njëjtën klasë me ju në fillore, dhe ju nuk jeni të përfshirë në jetën e tij apo asaj, ka ardhur koha që ta eleminoni menjëherë.
5. Kërkuesi i vëmëndjes
"Sot ka qenë dita më e keqe e jetës sime...nuk dua të flas për të," shkruan në një status të Facebook-ut tënd. Çfarë statusi...çfarë do i shkruanit?
Mbase nuk do jeni të vetmit në reagimin tuaj: Kërkuesit e vëmendjes më shumë i mërzisin njerëzit se sa të ndjehen detyrues të shkruajnë diçka, për shkak të lojës së paqartë që luajnë me dykuptimësinë. Nëse jeni të lodhur nga këto drama, ka ardhur koha ta eleminoni urgjentisht këtë mik.
6. Çdo person që ju bën të ndiheni keq me veten tuaj
Mediat shorëqore nuk mund të jenë një përvojë shpirtë-thithëse. Nëse dikush jua shteron vazhdimisht energjitë - qoftë edhe "online" - fshijeni nga jeta juaj.
7. Mburraveci
I kalojë me të vërtetë mirë pushimet? Sa kilogram humbi në palestër? Këta gjëra do dëgjoni për ta, dhe do ndiheni të mërzitur. Shkenca ka përgjigjet e saj për këtë: Studimet thonë se promovimi i vetvetes me pak modesti, nuk bën dot njeri për "budalla" në Facebook. Kështu që është mirë të eleminoni menjëherë çfarë shihni të ekzagjeruar./Oculus News
Tags
psikologji