Gjëra që nuk i thuhen asnjëherë njeriut të dashur kur është Keq

Gjëra që nuk i thuhen asnjëherë njeriut të dashur kur është Keq

 Klishetë frymëzuese ekzistojnë për një arsye: sepse ekziston përherë një mençuri prapa çdo banaliteti. Sidoqoftë, në përgjithësi jemi të prirur që klishetë t'i përdorim më shpesh me njerëzit rreth nesh që ndjejnë dhimbje, depresion, apo thjeshtë kërkojnë ndihmën tonë.

Kur hasim në përvoja të vështira, jemi të prirur të reagojmë menjëherë ndaj diçkaje pozitive. Ky është një mekanizëm mbijetese, nga perspektiva e evolucionit. Por praktikisht jetojmë në një botë moderne, dhe thjeshtë për faktin që miqtë tanë janë në telashe, nuk do të thotë se ata janë duke rrezikuar jetën e tyre.

Do jeni të prirur që togfjalëshat në vijim t'ja thoni një të dashuri tuaj kur haset në depresion emocional, që në fakt do ishte më mirë t'i thonit diçka tjetër, ose thjeshtë t'i jepnit një përqafim.

1. Mund ta zgjedhës vetë nëse dëshiron të jeshë i/e lumtur
Megjithëse kjo është pjesërisht e vërtetë, dhe një këshillë e zakonshme në botën e shpirtërores, por kur i thuhet dikujt që është i stresuar emocionalsiht, mund të japë efektin e kundërt.

Kur kjo frazë përdoret në momentin e gabuar, është deflacioniste dhe jo inkurajuese.

2. Çdo gjë që ndodh, ka një arsye
Kjo mund të jetë e vërtetë, por jo të gjithë e besojnë.

Kështu që nuk është e mençur t'i thuhet dikujt nën depresion, i cili apo e cila po kalon kohë të vështira, derisa ta kuptoni se ata e besojnë me të vërtetë, dhe jeni të sigurtë se ai apo ajo ka nevojë të freskojë kujtesën.

Ose më mirë, lëre për një herë tjetër. Një rregull i mirë që duhet ndjekur kur tenton prekshmërinë: kur ke dyshime, thuaj asgjë.

3. Kur jeta të dhuron portokalle, bëj lëng portokalli
Kjo është një frazë e mitit të "ëndërrës amerikane", por që në forma të tjera është mjaft prezente edhe në Shqipëri, që do të thotë "merre jetën si të vijë". Gjithkush e di këtë gjë, por kjo nuk do të thotë se është e vërtetë.

Kur dikush është në gjendje të keqe shpirtërore, e vetmja gjë që mund të bësh në këtë rast është të "qepësh gojën" e të dhurosh një përqafim.

4. Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë
Kjo deklarat në fakt keqintrepreton një fenomen të vërtetë psikologjik, ku në situata të caktuara stresante, mund të zhvillojë performancën e përgjithshme e të na rrisë si njerëz.

Por sidoqoftë, elasticiteti ndaj stresit ekstrem varet nga personaliteti. E thjesht, disa ballafaqohen me të, dhe të tjerë përkeqësohen gjithnjë e më shumë.

5. Koha i shëron të gjitha plagët
Kjo është një frazë e pavërtet, dhe për këtë nuk ka dyshim. Nëse dikush përballet me një pikëllim të thellë, asnjë sasi kohe nuk mund t'ja heqë pikëllimin.

Sigurisht që ata mund t'i vendosin jetës një fytyrë të bukur, por marazi brenda tyre i shkaktuar nga humbja do jetë përherë atje.

Pjesa më fatkeqe e kësaj shprehjeje është se i çon njerëzit të besojnë se nëse nuk shërohen, atëherë do mendojnë se ka diçka që nuk shkon me ta.
Gjëra që nuk i thuhen asnjëherë njeriut të dashur kur është Keq Gjëra që nuk i thuhen asnjëherë njeriut të dashur kur është Keq Reviewed by Marion Mardodaj on 1/09/2016 12:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.