Loading...

5 Rrëfime me Prostituta


 Prostitucioni, lufta dhe spiunazhi janë tre nga aktivitetet më të vjetëra të njerëzimit. Prandaj për këto tema ekzistojnë tregime të shumta. Ushtritë e përbëra me të rinj gjaknxehtë i kanë joshur gjithmonë femrat e natës. Nga ana tjetër, dredhitë femërore janë përdorur shpesh për të përftuar informacione nga armiku. Tregime të tmerrshme që lidhen me prostitucionin e detyruar kanë dalë në pah gjatë historisë, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botëroe. Ja disa tregime intriguese dhe depresive.

Një gjeneral i luftës civile në SHBA përhapi termin "Hookers"


Jozef Huker ishte një gjeneral i njohur për egërsinë dhe popullaritetin nga trupat ushtarake. Kjo bëri që ai të emërohej komandand i armatës së Potomac në vitin 1863 përpara se të shkërmoqej në betejën e Kansellorsvilit. Roli i tij kryesorë në Luftën Civile ishte të organizonte mbrojtjen e Uashingtonit, pas disfatës së Unionit në betejën e parë të Manasas. Nën komandën e tij ai i mblodhi të gjitha në një distrikt të vetëm me drita të kuqe ku nuk mund të kalohej, më pas kjo të të njihej si "Divizioni i Hokers".

Më pas, zyrat e tij filluan bëhen të njohura si të zhurmshme, plot festa, alkol dhe prostituta. Zyrat e Hookers përshkruhen si gjysmë bordello dhe gjysmë bare. Në një rast, shfaqja surprizuese e Presidentit Linkoln bëri që turma e prostitutave të dilnin me shpejtësi nga hyrja godinës ku u pikas nga të gjithë që u ndodhën aty. Kësaj turme prostitutash më vonë iu referonin si "Legjioni i Hookers". Këto raste bënë që termi "hooker" të bëhet sinonim i zhargonit "prostitute".

Shërbimi sekret dhe Dea e Kolumbisë


Në Prill të vitit 2012, një kontigjent i konsiderueshëm agjentësh sekret amerikan po shkonin në Kartagjenë, Kolumbi, për udhëtimin në Samitit të Gjashtë të presidentit Obama. Natën e 11 Prillit, disa agjentë dolën shëtotje në qytet dhe u dehën, duke u mburrur se punonin për Obamën, dhe morën disa femra, përfshirë një shoqëruese që njihej si Diana Suarez.

Në mëngjes, Suarezit iu refuzua pagesa, gjë që ndezi shqetësime dhe nxiti ndërhyrjen e policisë. E gjithë zhurma bëri që Suarez të largohet me 1/3 e parave që i ishin premtuar. Ndërsa Suarez nuk e raportoi rastin, hotelieri bëri të kundërtën, për shkak se godina ishte mbushur përplot me xhama të thyer, me jashtëqitje të qenve të sigurisë, dhe një vaskë të thyer. Kjo bëri që disa punonjës të përjashtohen dhe njëri të vritet.

Pas ngjarjes nuk doli ndonjë informacion i saktë me këtë rast (kishte pretendime se femrat mund të ishin spiune ruse që nuk kanë lidhje me realitetin), incidenti tërhoqi vëmendjen për sjellje të keqe agjentëve, të cilët kishin shkuar me prostituta në El Salvador, Panama, Rumani dhe Kinë. Madje një pjesëtarë i forcave të sigurisë u detyrua të dorëgiqet...pasi u kap me një pristitutë.

Një tjetër element në këtë skandal është fakti se prostitutat në Kolumbi kanë lidhje të forta me trafikantët e drogës, dhe këta kriminelë janë armiqësorë nda SHBA-ve për shkak të luftës kundër drogës dhe vdekjes së Pablo Eskobarit.

Pas një hetimi të plotë kë këtij skandali nga autoritetet amerikane, rezultoi se Dea ishte punësuar nga kartelet e drogës dhe i shoqëronte gjithmonë prostitutat. Kjo ka ndodhur për për të paktën një dekadë rresht, dhe kjo bëri të shkarkohet shefi i Deas, Mishel Leonard.

Gerda Munsinger


Gerda Munsinger punonte si prostitutë në fund të viteve 1940 dhe kalonte rregullisht kufirin mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Në vitin 1949, u arrestua nga një polic i kufirit për angazhim në spiunazh për llogari të rusëve. Kjo për shkak edhe se jetonte me një kolonel të spiunazhit rus.

Vetëm pak kohë më vonë, ajo fillojë të punonte si sekretare në një hotel dhe nisi të mësonte anglisht. Tentoi të emigronte në Kanada, por iu mohua viza. Vitin tjetër, u martua me një ish-ushtarak amerikanë, MIke Munsinger, por iu refuzua të hynte në SHBA. Por u lejua të hynte në Kanada duke përdorur mbiemrin e martesës. Sapo mbërriti, u akomodua në Monteral dhe bëri punë të ndryshme, përfshirë prostitucionin dhe kamerieren në klubin e natës Chez Paree. Këto ajo njihet me Pierre Sevigny, ministër në qeverinë Konservator Progresive të Diefenbaker, me të cilin filloi një lidhje.

Sevigny dhe kolegu i ti, George Hees, të cilin Musinger e njihte, nisën të ndreqin punët që Musinger të merrte nënshtetësinë kanadeze. Fatkeqësisht, një inspektim rutinë policorë e zbulojë dhe dolën në pah shqetësimet e lidhjes së një punonjëse seksi me një  autoritet të rangut të lartë qeveritarë. Kryeministri u informua, dhe Sevigny u urdhërua që t'i jepte fund lidhjes dashurore. Në këto rrethana, Munsinger u kthye në Gjermani dhe jetojë në paqartësi për 5 vitet e ardhshme.

Më pas, në vitin 1966, Musinger kritikoi në një debat parlamentarë në rrethana që nuk kishin lidhje Kryeministrin Diefenbaker. Kjo ngjalli furi në media (në Kanada nuk kishte shumë skandale seksuale atë kohë), dhe Toronto Daily zbardh spekullimet sikur me demek Munsinger kishte vdekur. Mes të tjerash, ajo u mbiquajt "Mata Hari e Luftës së Ftohtë", duke e krahasuar me Kristine Keler (një skandl seksual që bëri bujë në atë kohë), dhe u karakterizua si një prostitutë e lirë dhe banakiere e thjeshtë, shumë e pasofistikuar për të qenë një spiune. Të gjithë mendonin se një spiune e vërtetë ishte e shkolluar dhe dinte të paktën 5 gjuhë.

Kishte edhe pretendime të çuditshme sikur ajo ishte një spiune e NATO-s, dhe jo e rusëve. Këtë pretendim kishte Igor Gouzenko, një oficeri i kundërspiunazjit rus. U ngrit një Komision dhe hetojë daljen e Munsinger në media, dhe zbulojë se daljet e saja nuk kishin lidhje me spiunazjin. Më pas bëri një film për jetën e saj dhe vdiq në vitin 1998.

Baza e prostitucionit amerikan në Kore


Në vitin 1960 qeveria amerikane bëri çfarë mundi që të akomodonte ushtrinë e saj në Kore duke nxitur femra të punojnë si prostituta në bazat ushtarake të saj, për të parandaluar tërheqjen e trupave. Prostitutat u emëronin me emra virtuoz si "patriotet", "diplomatet" dhe nofka të ndryshme për shkak se

Pavarësisht kësaj, gjendja e tyre mjekësore linte për të dëshiruar, por nëse pas ekzaminimesh do rezultonin të sëmura, u burgosnin në vend. Madje disa femra thyen këmbët duke u përpjekur që t'u arratisnin duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës. Hamendësohet se klubet u mësynin nga ushtria amerikane dhe policia koreane për të pikasur prostitutat e infektuara dhe për t'i arrestuar. Ishin lehtësisht të dallueshme për shkak të shenjave.

Shumë femra, megjithëse sifillim vullnetarisht, shumë shpejt ranë në kurth. Makeapi dhe veshjet ua merrnin me qira pronarëve të bareve, të cilët jepnin ambjente me qera kur ndonjë femër ishte e sëmurë apo kishte nevojë për asistencë. Këto femra nuk u lejonin të iknin derisa të paguanin borxhin. Pronarët e bareve shpesh u fajësonin për përdhunim. Disa oficerë amerikanë u angazhuan në trafikimin e femrave përmes martesave të rreme.

Korea e gjeti veten të stigmatizuar dhe në gjendje të mjerueshme. Në vitin 2014, 120 nga këto femra u bënë bashkë dhe paditën qeverinë, si rrezultat qeveria koreane u kërkojë të falur dhe u dha nga 10,000 dollarë për secilën.

Salon Kitty


Kitty Schmidt (në të djathë në foton sipër) ishte zonja e një klase të lartë bordelloje të Berlinit dhe kishte përvetësuar një pasuri të vogël jashtë shtetit. Duke u ndjerë e shqetësuar në jetën e Gjermanisë naziste, donte të largohej nga vendi dhe të dilte në pension të parakohshëm. Por u arrestua në kufirin holandez-gjerman dhe u dërguan në selinë e Gestapos, ku u mor në pyetje nga Walter Schellenberg. Schellenberg, një pjesëtarë i inteligjencës famëkeqe SS të Reinhard Heydrich, shantazhon Kitty-n në lidhje me gjendjen e mirë financiare të saj dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Bordello saj, Salon Kitty, u rinovua për të mundësuar instalimin e pajisjeve të mbikqyrjes dhe u pajis me personel nga vajzat e komanduara nga nazistët.

Salon Kitty bë një tërheqje e rregullt për nazistët të klasit të lartë dhe diplomatët e huaj, të cilëve ua rregjistronin rregullisht bëmat seksuale për shantazh të mundshëm. Dhëndëri i Musolinit dhe ministri i Jashtëm italian, konti Galeaco Çiano, u regjistrua ndërsa përqeshte Hitlerin. Heydrich vetë ka bërë disa "inspektime personale", për t'u siguruar që të gjitha pajisjet e mbikqyrjes ishin fikur. Megjithatë, në një rast të veçantë, pjesa më me ndikim e inteligjencës nga Salon Kitty u morr prej aleatëve. Britanikët kishte dërguar një prej agjentëve të tyre në bordello dhe me sukses instaloi pajisje për të përgjuar telat. Si rezultat, Britania e Madhe përgjojë bisedën midis ministrit të jashtëm nazist Joachim von Ribbentrop dhe homologu i tij spanjoll, Ramon Serrano Suñer, ku të dy po diskutonin një invazion të mundshëm gjerman në Gjibraltarit. Për pasojë britanikët forcuar mbrojtjet rreth Gjibraltarit dhe zhbindën gjermanët për sulmet e pretenduara. Salloni është dëmtuar më pas nga një sulm ajror, dhe operacionet e inteligjencës u ndërprernë.
5 Rrëfime me Prostituta 5 Rrëfime me Prostituta Reviewed by Marion Mardodaj on 1/17/2016 06:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.